E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB konfirmon përdorimin e gazit sarin në sulmin në Siri

Organizata e Kombeve te Bashkuara konfirmoi se gjatë sulmit të kryer me 21 gusht në Damask të Sirisë është përdorur lënda kimike sarin. Sipas raportit të publikuar të OKB-se, gazi sarin është përdorur në një raketë që ka goditur popullsinë pranë kryeqytetit të Sirisë Damaskut, edhe pse nuk bëhet e ditur se kush qëndron pas këtij akti. “Ky është një krime lufte” deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban ki Moon

Inspektoret e OKB-së deklaruan se ka fakte të qarta dhe bindëse se armët kimike janë përdorur në shkallë relativisht të gjerë muajin e kaluar në Siri, duke lënë të vdekur qindra persona.

Këto zbulime përfaqësojnë konfirmimin e parë zyrtar të ekspertëve se armët kimike janë përdorur në luftën civile të Sirisë, por raporti lë pa përgjigje pyetjen kryesore, se kush e kreu aktin e 21 gushtit që tronditi opinionin publik ndërkombëtar.
(e.m/e.kaçorri/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›