E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami: Raporti i OSBE-ODIHR nuk justifikon bojkotin e opozitës

OSBE-ODIHR në raportin për zgjedhjet e 28 qershorit thekson qartë se nuk ka elementë që justifikojnë bojkotin e parlamentit nga opozita. Kështu ka deklaruar deputeti i PS-së, Katriot Islami në lidhje me vlerësimin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet."Në raport thuhet se nuk ka elementë që do justifikonin qëndrimet që çojnë në bojkot të Parlamentit nga opozita", tha Islami. Duke vlerësuar si realist dhe objektiv raportin e OSBE-ODIHR, Islami tha se mesazhi i tij ishte i qartë, në Shqipëri standardet nuk janë arritur. "Raporti përçonte mesazhin se në Shqipëri standardet nuk janë arritur për një vend që është anëtar i NATO-s dhe po shkon drejt BE-së. ndaj, duhet që në zgjedhjet e ardhshme të arrihen të gjitha standardet", tha Kastriot Islami.
Në raportin e publikuar ditën e djeshme, OSBE-ODIHR vlerësonte zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri si arritje, por pa standarde.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›