E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton ministrat e qeverisë Berisha 2

Tiranë, 14 shtator NOA Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi mesditën e sotme emërimet e ministrave të qeverisë Berisha 2.

Kryeministri, Sali Berisha depozitoi sot Presidentit listën e emrave që do të drejtojnë 16 ministritë për katër vitet e ardhshme.

Sipas institucionit të presidencës, kreu i shtetit duke respektuar Kushtetutën e Shqipërisë ka dekretuar të 16 ministrat e rinj.

Në listën e krerëve të ministrive mbeten disa nga emrat e qeverisë Berisha 1 ndërsa të tjerë nuk janë emëruar sërish.

Kështu Enkelejd Alibej i cili deri dje mbante postin e Ministrit të Drejtësisë, nuk do të kryesojë asnjë ministri.

Gjithashtu edhe Gazmend Oketa ka liruara zyrën e ministrit të Mbrojtjes për të mos u emëruar në asnjë ministri tjetër.

Por nuk ka ndodhur kështu me disa ministra të tjerë të vjetër të cilët kanë pasur fatin të jenë ministra edhe për të paktën 4 vjet të tjera.

Kështu Sokol Olldashi, Genc Ruli, Lulëzim Basha, Fatmir Mediu, Majlinda Bregu, Bujar Nishani apo edhe Genc Pollo, kanë marrë sërish poste ministrash.

Ndërkohë që pas kryeministrit Berisha numri dy i kësaj qeverie është Ilir Meta kreu i LSI-së partia e të cilit ka fituar edhe dy poste të tjera atë të Dritan Priftit i cili u emërua ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, dhe të Petrit Vasilit, ministër i Shëndetësisë.

k.k/NOA

Më poshtë do të lexoni listën e plotë e ministrave të qeverisë Berisha 2 që u dekretua sot nga Presidenti Topi.

Dekret:

Në mbështetje të neneve 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Emërimin e Këshillit të Ministrave me përbërjen si më poshtë:
1. Zoti Sali Berisha, Kryeministër.
2. Zoti Ilir Meta, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme.
3. Zonja Majlinda Bregu, ministër i Integrimit.
4. Zoti Lulzim Basha, ministër i Brendshëm.
5. Zoti Arben Imami, ministër i Mbrojtjes.
6. Zoti Ridvan Bode, ministër i Financave.
7. Zoti Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
8. Zoti Bujar Nishani, ministër i Drejtësisë.
9. Zoti Sokol Olldashi, ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
10. Zoti Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
11. Zoti Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë.
12. Zoti Spiro Ksera, ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
13. Zoti Genc Ruli, ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
14. Zoti Ferdinand Xhaferi, ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
15. Zoti Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujerave.
16. Zoti Genc Pollo, ministër Shteti për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›