Sllovenia:BE të ndihmojë Shqipërinë me vizat

Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që të ndihmojnë Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, në procesin për realizimin e kushteve për heqjen e vizave.
BE-ja tashmë ka miratuar vendimin për heqjen e vizave për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe kjo, sipas ministrit Zhbogar, "ka nxitur reagim negativ në Bosnjë Hercegovinë".
Ai ka kërkuar që të ndihmohen Bosnja Hercegovina dhe Shqipëria, që deri në raportet e tetorit të arrijnë përparim më të madh, në mënyrë që pas Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, të arrijnë kushtet për liberalizim të vizave.