Islami: Raporti, nuk jep arsye për bojkotin e Kuvendit
"Ka dy mesazhe të rëndësishme në këtë raport", tha sot deputeti Islami, duke shpjeguar se "i pari ka të bëjë me faktin se nuk janë arritur standardet e zgjedhjeve në Shqipëri, një vend anëtar i NATO-s dhe që po shkon drejt BE-së ndaj është e nevojshme që këto standarde të arrihen në zgjedhjet e ardhshme".
Duke e vlerësuar raportit e OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit si një raport realist, objektiv dhe të balancuar, deputeti socialist theksoi se "në këtë raport nuk ka bazë dhe elementë që të justifikojnë bojkotin e Kuvendit nga ana e opozitës".
Islami së bashku me një grup deputetësh të PS-së, si Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, etj, kanë dalë kundër vendimit politik të PS-së për bojkot të grupit parlamentar të kësaj force në Kuvend.