E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama dhe Sarkozi bisedojnë mbi çështjen e Iranit

Shtëpia e Bardhë njofton nëpërmjet një komunikate se dy liderët shqyrtuan mundësitë sesi Teherani mund t’i bindet rezolutave të OKB-së.      

"Dy liderët diskutuan lidhur me nivelin e përpjekjeve diplomatike për ta detyruar Iranin të përmbushë detyrimet ndërkombëtare për programin e tij bërthamor", mësohet përmes një komunikate të publikuar pas një bisede telefonike mes Obamës dhe Sarkozisë.  
     
Takim mes Iranit dhe përfaqësuesve të gjashtë fuqive të mëdha që negociojnë prej vitesh lidhur me dosjen bërthamore iraniane (Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania) është parashikuar të zhvillohet më 1 tetor, që ka të ngjarë të zhvillohet në Turqi.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›