E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azia një hap para drejt rimëkëmbjes ekonomike

Këtë fakt e bën të ditur drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenik Straus-Kahn, i cili thekson në një intervistë se megjithë përparimet, rimëkëmbja mbetet sërish e dobët. Straus-Kahn tha për të përjavshmen polake "Polityka" se FMN-ja nuk pret që ekonomia globale të bjerë sërish në recesion gjatë krizës aktuale.
    
"Ekonomia globale ka filluar të rimarrë veten. Të dhënat më të fundit konfirmojnë stabilizimin e ekonomisë globale, madje disa vende i janë rikthyer rritjes ekonomike. Azia është më e avancuar në këtë rrugë, por situata po përmirësohet edhe në Amerikë dhe Evropë", theksoi Straus-Kahn.
    
Pavarësisht kësaj, papunësia pritet të vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen, theksoi kreu i FMN-së. "Megjithatë, rimëkëmbja ekonomike mbetet ende delikate. Kërkesa është ende shumë e dobët, tensionet financiare rëndojnë mbi konsumin, që do të thotë se ekzistojnë ende burime të lira në ekonomi dhe papunësia do të vazhdojë të rritet edhe për disa kohë në të ardhmen", tha ai.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›