E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami: Sharlatanët po merren me cv-në time, aktiviteti im ka qenë dhe është publik

09-07-2013 / Gazeta 55

Deputeti Kastriot Islami reagon ndaj lajmeve se cv-ja e publikuar në faqen e PD është e retushuar

Deputeti demokrat Kastriot Islami ka reaguar ndaj lajmeve se në jetëshkrimin e tij zyrtar në faqen e Partisë Demokratike nuk e përmend periudhën kur ai ishte në Partinë Socialiste. Sipas deputetit Islami ata që merren me CV-në e tij janë njerëz mediokër dhe sharlatanë. “Prej disa ditësh mediokër, injorantë, inferiorë, sharlatanë, keqdashës, të marre, e nuk di çfarë merren me CV-në time. E ka ndryshuar apo nuk e kam ndryshuar CV këtu apo atje Kastriot Islami. Më vjen për të qeshur kur shikoj se deri në çfarë niveli mund të shkojë marrëzia. Asgjë nuk ka ndryshuar nga gjithçka kam ne CV time sepse nuk kam asgjë për të hequr dhe asgjë për të shtuar. Aktiviteti im ka qenë dhe është publik”. Sipas tij, kopje të shkurtuara të CV time gjenden në Vikipedia, në faqen e Kuvendit, tek faqja e Facebook-ut, e nuk e di ku gjetiu tjetër. “Kërkoni dhe do të gjeni o të marre, o sharlatanë, o injorantë, o mediokër. Nëse vazhdoni ju a di për nder që më bëni reklamë pa jua kërkuar, që më mbani në vëmendje, që tregoni se çdo gjë bëj unë ju shqetëson. Unë do të vazhdoj t’jua a them të vërtetën që ju bezdis. Në fakt ky është një nga synimet e mia, të luftoj mediokrit, të marrët, sharlatanët, inferioret dhe ja kam dalë me sukses se mënyrë më të mirë për ti nxjerrë nga ferra e për ti goditur atje ku mund të jenë apo atje ku mund të shfaqen”, thekson Islami. Po ashtu, deputeti Islami vë në dukje për opinionin publike se,  të gjitha variantet e CV që gjenden në rrjetet sociale apo faqet zyrtare janë veçse kopje te shkurtuara me funksione specifike. “Nëse dikush kërkon kopjen e plotë të CV time, ajo prej mëse 50 faqesh mund ti vihet në dispozicion. Në kopjen e plotë është pothuajse gjithçka që lidhet me arsimimin, me aktivitetin shkencor, me aktivitetin në ekzekutiv e legjislativ, me aktivitetin partiak, me aktivitetin botues brenda e jashtë vendit, me intervistat në median e shkruar dhe elektronike, me gjuhët e huaja, me hobet, me të dhënat formale, e tjerë e tjerë. Gjithçka është aty, e plotë, transparente”, nënvizoi ai.
23 Qershori, Islami: PS jo fituese e zgjedhjeve, u rrit vetëm +0.59%/Ndërkaq në një postim tjetër në rrjetin social Facebook, Kastriot Islami i rikthehet zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit ku vë në dukje se pranë njësisë 5, PD-ja ka njohur rritje të votave për koalicionin e djathtë. “Aleanca e djathtë APMI ka marrë 13002 vota në 23 qershor 2013 nga 12694 vota që kishte marrë në vitin 2009. Rritja është modeste, por jo ajo e dëshiruar dhe e programuar. Në saj të të gjithë angazhimit të gjithë strukturave partiake e të aleatëve, rezultati në këtë njësi është nga më të mirët në qarkun e Tiranës dhe nga më të mirët në shkallë kombëtare. Po ashtu duhet bërë me dije se në këtë njësi PS në terma të përqindjes është zvogëluar me -0.02 për qind, ndërkohe që në shkallë kombëtare është rritur me +0.59 për qind. Kurse LSI në njësinë 5 është rritur veçse 2.56 për qind, ndërkohë që në shkallë kombëtare është rritur me 5.6 përqind”, shkruan Islami

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›