EULEX dënon me 15 vjet burg personin që vrau një grua shtatzënë
MITROVICE - Trupi i gjykatësve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, i komunikoj dje dënimin burg me 15 vjetë Daut Rexhepit, për vrasje të rëndë dhe mbajtje e përdorim të paautorizuar të armëve luftarake
“Më 26 nëntor 2007, Daut Rexhepi qëlloi për vdekje Elfete Haziri-Beqiri. Rexhepi ishte në dijeni se ajo ishte shtatzënë”, thuhet në njoftimin të Zyrës për shtyp të EULEX-it.
Vendimi i trupit gjykues, thuhet se është bazuar në marrëveshjen mbi pranimin e fajit e cila ishte nënshkruar nga palët më 6 qershor dhe ishte pranuar nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë javën e kaluar, më 7 qershor.
Meqenëse dënimi i dhënë nga gjykata nuk e kalon kohëzgjatjen e burgimit prej 13 - 15 vjetësh sipas marrëveshjes mbi pranimin e fajit, i dënuari nuk mund të shtrojë ankesë kundër këtij vendimi.
(d.b.evropaelire/BalkanWeb)