5 vjet pas ceshtjes Ivezaj Si u sensibilizuan amerikanet per Kosoven

Komuniteti shqiptar i Miciganit po perkujton 25 vjetorin e nje ngjarjeje qe pati rendesi per sensibilizimin e zyrtareve dhe te opinionit amerikan lidhur me Kosoven. Ne pranvere te vitit 1981 shqiptaret e Amerikes zhvilluan nje demonstrate ne Uashington ne mbeshtetje te Kosoves. Pese vjet me vone ne vitin 1986 kur njeri prej pjesemarresve te protestes Pjeter Ivezaj u kthye ne Mal te Zi ai u arrestua nga autoritetet jugosllave. eshtja Ivezaj beri buje ne Shtetet e Bashkuara dhe solli disa rrjedhoja qe komuniteti shqiptar nuk i kishte parashikuar.
Me 3 tetor 1986 Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Jugosllavia kishte arrestuar nje shtetas amerikan 30-vjecar nga Sterling Heights i Miciganit i cili kishte shkuar per te vizituar te afermit ne Mal te Zi. Ne njoftim thuhej se zoti Pjeter Ivezaj punonjes i sistemit te shkollave ne Detroit akuzohej per pjesmarrje ne nje organizate qe zhvillonte veprimtari kunder Jugosllavise.
Gjyqi kunder tij filloi po ate dite ne Mal te Zi.
Anetari i Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit amerikan William Broomfield deklaroi per median se zoti Ivezaj ishte arrestuar per arsyen e vetme se kishte marre pjese ne nje demonstrate perpara ambasades jugosllave ne Uashington.
Arrestimi i Pjeter Ivezajt nga autoritetet e ish-Jugosllavise sherbeu si nje pike kthese per komunitetin shqiptar.
Mes shqiptareve te Amerikes nisi nje levizje per sensibilizimin e zyrtareve amerikane lidhur me shtypjen e shqiptareve ne ish Jugosllavi dhe sidomos ne Kosove.
Ekrem Bardha ishte njeri nga veprimtaret aktive te komunitetit shqiptar te Miciganit i cili duke shfrytezuar njohjet me zotin Broomfield iu drejtua atij per ndihme.
Ne nje interviste per Zerin e Amerikes zoti Bardha e pershkruan keshtu shqetesimin e sinqerte qe tregoi zoti Broomfield
Broomfield ishte shume i merzitur per kete rast pra qe nje shtet si Jugosllavia nje shtet i favorizuar per Ameriken te denonte nje shtetas amerikan padrejtesisht. Roli qe luajti kongresisti Broomfield ishte dicka shume e vecante. Por ai pati edhe ndihmen e kolegeve te tij. Broomfield e dinte mire situaten ne Kosove Maqedoni dhe Mal te Zi. Koleget e besuan dhe ai menjehere organizoi tre seanca klu kerkoi masa te rrepta per te prere marredheniet diplomatike dhe tregtare me ish Jugosllavine.
Gjergj Ivezaj Kryetar i shoqates Malesia e Madhe ne Detroit thote se arrestimi i Pjeter Ivezajt shkaktoi proteste tek shqiptaret sepse ai nuk kishte kryer ndonje veper penale
Pjeter Ivezaj nuk u arrestua per ndonje veper penale ne Shtetet e Bashkuara por per faktin se ushtroi te drejten e tij me kushtetute pra vetem te protesoje dhe te kerkoje te drejta demokratike qe atehere u mohoheshin shqiptareve te Kosoves.
Pas nderhyrjes se fuqishme te kongresisteve prane Departamentit te Shtetit autoritetet jugosllave u detyruan ta lirojne shume shpejt zotin Ivezaj.
Shtetet e Bashkuara e detyruan me ultimatum qeverine jugosllave qe ta lirojne zotin Ivezaj brenda pak ditesh. Kjo per arsye se u punua shume per informimin e opinionit amerikan. Shume politikane amerikane filluan ta kuptojne se ku ishte problemi sepse deri ne ate kohe e verteta per shqiptaret ishte e mbuluar me nje pluhur propagande nga ana e ish Jugosllavise.
Me 10 tetor 1986 Senatori i Miciganit Carl Levin dhe kongresisti William Broomfield njoftuan se Jugosllavia do te lironte brenda 24 oresh Pjeter Ivezajn dhe do ta lejonte te kthehej ne Shtetet e Bashkuara.
Zoti Bardha thote se incidenti tregoi se sa shume mund te benin shqiptaret nese vepronin te bashkuar per ceshtjet e tyre. Ai e quan ceshtjen Ivezaj nje rast historik.
Zoti Gjergj Ivezaj mendon se incidenti solli disa rrjedhoja te paparashikuara per shqiptaret
Shqiptareve filloi tu kthehet besimi i meparshem se kishin nje mik tek Shtetet e Bashkuara. Diaspora krijoi nje kurajo tek vetja se mundi i tyre nuk po shkonte kot por po merrej parasysh dhe mund te kishte ndikim.