Islamikët e Kosovës mbështesin Tërnavën, etiketojnë Ahmetin

Në një komunikatë dërguar mediumeve, Lëvizja Islame Bashkohu deklaron se nuk do të lejojë me asnjë çmim ardhjen në krye të Bashkësisë së Fesë Islame të Kosovës Xhabir Hamitin, aktualisht kryetar i Kuvendit të BIK-ut. Kjo lëvizje e quan Xhabir Ahmetin njeri hipokrit, të devijuar, realizues të skenarëve antiislam.
“Pretendimi i Xhabir Hamitit për tu zgjedhur Myfti është absurd kur dihet që nuk ka pas vetes vetëm katër ose pesë hoxhallarë të dështuar, të cilët në mungesë të realizimit të apetiteve të tyre të sëmura për pozita në këshillat lokal të BIK-ut janë rebeluar dhe kanë gjetur vetën të radhitur pas kryemunafikut Xhabir Hamiti që kështu të arrijnë realizimin e interesave të tyre personale, por të mjerët duke mos qenë të vetëdijshëm që janë bërë pjesë e një skenari antiislam.
Po ashtu, është absurd dhe qesharak pretendimi i tij për të ardhur në krye të BIK-ut kur dihet se BIK-u përfaqëson interesat e besimtarëve myslimanë, ndërsa përkthyesi Xhabir Hamiti nuk e ka përkrahjen e asnjë besimtari mysliman, dhe për më tepër nuk do të arrijë as plotësimin e kushteve që parashohin dispozitat statutore për kandidim për kryetar të BIK-ut, por këtu del në pah përpjekja e planifikuar, e cila ka kohë që është në shërbim të përshtatjes së terrenit për ardhjen e kryemunafikut Xhabir Hamiti në pozitën e Myftiut të Kosovës, transmeton koha.
Ka kohë që i shituri Xhabir Hamiti së bashku me disa pseudoanalist, pseudogazetar e pseudopolitikan merr udhëzime nga qarqe të caktuara antiislame dhe antikombëtare qendrat e të cilave i viziton shpesh me vëllezërit e tij të idealit tërë kjo në përpjekje për të prezantuar BIK-un me afro 1500 imam si të radikalizuar duke i akuzuar se interpretojnë apo edhe praktikojnë një Islam radikal, me qëllim që të vijë vetë në krye të BIK-ut, ndërsa në realitet Islami që predikojnë hoxhallarët e nderuar në kuadër të BIK-ut është Islami burimor i bazuar në Kuranin Famëlartë dhe Traditën Profetike, është islami të cilin e predikoj me zell të lartë vetë Xhabir Hamiti gjatë kohës sa punoj në Qendrën Islame Boshnjake në Vjenë, para se të vihej në shërbim të agjenturave antiislame, të cilave u ka ofruar vazhdimisht e në veçanti viteve të fundit informacione të pavërteta mbi bazën e të cilave pastaj mediat që janë pjesë e kësaj fushate kanë ngritur akuza të shumta inekzistente ndaj BIK-ut , myftiut Tërnava dhe hoxhallarëve të caktuar”, thuhet pos tjerash në këtë komunikatë që e transmeton Koha.net.
Sipas kësaj lëvizje, “Myftiu Tërnava është ai që me sukses ka drejtuar BIK-un për dy mandate duke i bërë ballë çdo intrige të thurur nga Xhabiroviqët, ishte myftiu Tërrnava ai që nuk u lëkund përballë sulmeve të matrapazëve dhe islamofobëve, ruajti unitetin e besimtarëve musliman dhe tolerancën ndërfetare me mençuri përkundër sprovave dhe provokimeve, për ç’gjë duhet ti jenë mirënjohës të gjithë qytetarët e Kosovës, përkrahja e të cilëve jemi të bindur që nuk i mungon që myftiu Tërrnava të vazhdoj të jetë në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës në të mirë të të gjithëve”, shkruan në këtë komunikatë./Indeksonline/