E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI dënon sulmet raciste në Greqi

Amnesty International” ka reaguar ashpër ndaj një sulmi të ri mbi dy emigrantë nga Pakistani në qytetin Iraklio të ishullit të Kretës. Sipas organizatës, dy emigrantët janë sulmuar në mes të rrugës, pa asnjë shkak nga një grup prej 20 personash të veshur me rroba të zeza, të cilët i kanë rrethuar në fillim me makina dhe motiçikleta, e më pas i kanë qëlluar me sende të forta dhe me thika. Më pas i kanë shkelmuar.

Të frikësuar, emigrantet nuk kanë shkuar në polici për të kërkuar ndihmë, por në zyrat e “Amnesty International” dhe anëtarë të kësaj organizate i kanë shoqëruar ata për mjekim në spital pasi kishin frikë se do të lajmërohej policia dhe do të dëboheshin. Në fotografitë që janë publikuar dhe kanë shokuar opinionin publik, duken qartë plaget e thella me thike që kanë marrë në dorë dhe në mjekër, si dhe shenjat e goditjeve në brinjë dhe në kurriz. Sipas “Amnesty International”, sulmi është kryer pikërisht disa orë pasi në këtë qytet është zhvilluar një tubim i anëtareve të partisë neonaziste “Agimi i Arte”./Indeksnline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›