E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, dhjetë të arrestuar për grabitjen e postës

Gruaja e një ish-ministri shqiptar dhe vajza e një ish-funksionari të partisë shqiptare në pushtet BDI janë në mesin e të dyshuarëve dhe arrestuarëve lidhur me grabitjen e filialit të Postës së Maqedonisë në Çair të Shkupit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat maqedonase, të cilat kanë theksuar se mes të arrestuarëve dhe të dyshuarëve është edhe shefi i sigurimit të postës, dy postierë, ndërsa pjesa tjetër në detyra udhëheqëse.

Disa prej të ndaluarëve menjëherë i është shqiptuar masa e paraburgimit, ndërsa policia është në ndjekje edhe të dy të dyshuarëve të tjerë, transmeton ina.

Arrestimet kanë të bëjnë me grabitjen e filialit të postës në Çair më 26 korrik, ku u grabitën 211 mijë euro. Grabitësit në mënyrë spektakolare kanë kryer grabitjen duke u arratisur me motocikleta./indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›