E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islamiket ne Malajzi kunder Avril Lavigne

Shume provokuese. Keshtu eshte cilesuar Avril Lavigne nga opozita Islamike e Malajzise, ku ylli kanadez i pop-it duhej te mbante nje koncert, parashikuar per Diten e Pavaresise se vendit, me 31 gusht. Sipas njerit prej lidereve te Partise Pan-Malajziane Islamike, koncerti i Avril Lavigne do te promovonte vlera te gabuara dhe per kete arsye ka kerkuar anulimin e tij. Kengetarja e re kanadeze, e cila fitoi fame ne vitin 2002 me albumin "Let's Go", duhej ta fillonte turin e saj aziatik, pikerisht nga Kuala Lumpuri. I njejti fenomen i ka ndodhur nje vit me pare koleges se saj Gwen Stefani, e detyruar te performonte ne te njejtin qytet e mbuluar nga koka tek kembet. Nje skandal, qe duket paksa qesharak, sepse nese vertet Avril ka realizuar ndonje sherbim fotografik paksa intrigues, eshte gjithashtu e vertete, qe kurre nuk ka shkuar ne kufij, duke e ruajtur imazhin e saj midis femres seksi dhe adoleshentes. Jo me kot, suksesi i Avril eshte mbeshtetur ne publikun rinor, qe mbush koncertet e saj ne festa te medha plot harmoni dhe shume pak provokuese. I vetmi skandal, qe ka prekur kengetaren kanadeze eshte ai i i nje filmimi te perhapur ne rrjet disa muaj me pare, por qe shume shpejt rezultoi i rreme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›