Tom Cruise rikthehet si superhero
Perfundimisht Tom Cruise eshte ne momentet e tij me te mira. Qe nga koha, kur ka vendosur t'i jape nje shtyse perpara karrieres se tij, djali i arte i Hollywoodi-t nuk po le asnje mundesi t'i ike nga duart. Shume i kenaqur, qe mund te tregoje se ka ende aftesi te pashprehura dhe me shume se nje buzeqeshje per te zbuluar, ai vazhon te shtoje numrin e provave. Kohet e fundit, duket se eshte komiku, qe flet ne favor te tij nese do t'i besonim shfaqjes ne komedine e fundit te Ben Stiller, apo interesit te aktorit per rolin e nje te burgosuri arrogant ne filmin "Food Fight". Por ne nje stil shume me te pershtatshem ne raport me prezantimet e fundit, e gjejme gjithashtu ne filmin "The Tourist", nje rikujtim i trillerit francez, "Anthony Zimmer". Por nuk perfundon ketu. Tom Cruise po pergatitet te marre ndoshta rolin kryesor ne nje pershtatje te librit komik "Sleeper". Ajo cka e ben edhe me interesante situaten lidhet me faktin, se bashke me te do te jete edhe Sam Raimi, realizuesi i "Spider-Man", qe do te punoje ne kete projekt per "Warner Bros". "Sleeper" eshte perqendruar tek nje personazh i pandjeshem ndaj dhimbjes, fale nje manipulimi misterioz dhe qe infiltrohet ne nje organizate kriminele per llogari te nje agjencie spiunazhi. Atehere kemi arsye te besojme se eshte rikthyer fantazma e vjeter e Cruise, si nje superhero.