Islamiste gjermane vriten ne Pakistan nga nje avion amerikan

Nje gje duket tashme se eshte e qarte Disa islamiste militante nder ta edhe shtetas gjermane jane vrare gjate sulmit te nje avioni pa pilot ne kufirin afgano-pakistanez. Raketat qelluan te henen ne mbremje 4.10. nje shtepi ne qytetin Mir Ali ne rajonin e Vaziristanit Verior prane kufirit afgan. Behet fjale per deri 12 te vrare.
Te dhena se te vraret jane gjermane
Se paku kater prej tyre duhet te jene nga Gjermania burime te tjera flasin per tete gjermane te vrare dhe shume te plagosur. Te dhenat eshte veshtire te vertetohen sepse pas sulmit kufomat u larguan nga talibanet nga vendi i ngjarjes.
Qofte burimet amerikane qofte ato pakistaneze sjellin te njejtat te dhena per detajet e sulmit. Sipas tyre avioni pa pilot me udhezim te sherbimit te fshehte amerikan CIA ka hedhur dy raketa mbi shtepine e nje kryetari fisi ne rajonin e Vaziristanit verior ne anen pakistaneze. Udheheqesi i fisit i cili strehonte ekstremistet sipas te dhenave ka patur lidhje te ngushta me shefin e talibaneve lokale.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje pamje padatuar e avioneve pa pilot amerikane tregon tipin MQ-1. Nga sulmi me avione pa pilot u vrane te henen 04.10 12 militante islamiste
Deshmitaret i pershkruan te vraret si arabe por nuk munden te jepnin te dhena te tjera per identitetin e tyre. Vendasit ne kufirin ndermjet Pakistanit dhe Afganistanit konsiderojne arab zakonisht cdo te huaj qe vjen nga Gadishulli Arabik nga Lindja e Afert deri ne Turqi.
Ne kampe trajnohen si gjermanoturqit ashtu edhe gjermanet
Po ashtu e paqarte eshte se cilit grup ekstremist i perkisnin te huajt. Zonat ne veriperendim te Pakistanit ku mbizoterojne marredheniet fisnore sherbejne si bastion per islamistet radikale te afert me organizaten terroriste Al Kaida. Aty ndodhet edhe rrjeti pakistanez Hakkani pergjegjes per sulmet ndaj trupave te NATO-s ne Afganistanin fqinj. Shpesh aty shihen edhe luftetare me origjine perendimore te cilet sic duket pergatiten ne kampet e shumta terroriste te ketij rajoni te pakalueshem. Sipas te dhenave te sherbimeve sekrete krahas ekstremisteve nga pjese te tjera te Evropes ne keto kampe trajnimi ndodhen edhe disa dhjetera gjermane me origjine turke dhe gjermane. Ne qershor ne kete zone qe arrrestuar nje islamist gjerman dhe dy muaj me vone ai u dergua ne Gjermani. Nese ekstremistet gjermane te vrare tani ishin te perfshire ne planet e sulmeve te Al-Kaides ne Evrope eshte deri tani e paqarte.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje e marre nga interneti ne nje videomesazh. Islamisti Eric Breininger kercenon me sulme ne Gjermani
CIA po perdor gjithnje e me shume avione pa pilot per te sulmuar islamistet militante ne territorin pakistanez ne kufi me Afganistanin. Vetem ne shtator sherbimi sekret amerikan kreu 26 sulme me raketa te telekomanduara me shume se kurre me pare brenda nje muaji. Sipas te dhenave amerikane ne kete menyre goditen rrjetet militante qe kryejne sulme ndaj trupave te amerikane ne Afganistanin fqinj dhe shkaterrojne celulat terroriste qe planifikojne sulme ne Evrope.
Autor Sabina Matthay/Angjelina Verbica
Redaktoi Lindita Arapi