E Diel, 1 Nëntor 2026

Mendova se po fillon nje kapitull i ri - Gazetare gjermane kujtojne rrezimin e Milloshevicit me 5 tetor 2000

Zhurma e daulleve dhe thirrja Gotov je - Ka mbaruar jane kujtimet akustike nga 5 tetori i vitit 2000. Jo vetem per banoret vendas por edhe per gazetaret e huaj te cilet gjate atyre diteve nuk e kishin te lehte ne Beograd. Para permbysjes se Milloshevicit ata duhet te paraqiteshin cdo dite ne polici per te vazhduar lejen speciale te qendrimit. Pak para kesaj ngjarje historike nuk u vazhduan shumica e ketyre lejeve. Ishin vetem pak gazetare te huaj te cilet kishin te drejte te qendronin ne Beograd.

Kujtimet e gazetareve te huaj

Megjithate edhe pa vulen e autoriteteve perfaqesuesit e medieve te huaja arriten te gjejne rruge per te shkuar ne Beograd kujton Renate Flottau korrespodentja per Ballkanin e revistes gjermane Der Spiegel. Une nuk kisha leje qendrimi. Une isha ne Mal te Zi si te themi ne mergim prej nga nje dite para fillimit te demonstratave kam kaluar permes kufirit te gjelber ne Serbi. Po te isha paraqitur ne polici atehere do te me dergonin menjehere ne kufi dhe do te me nxirrnin jashte vendit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Logoja e Der Spiegel. Gazetarja Renate Flottau kujton ditet e rrezimit te Milloshevicit

Per shumicen e gazetareve te huaj ishte e qarte lufta per pushtet mes opozites dhe regjimit te Milloshevicit do te mbahet ne qender te Beogradit. Por kur demonstruesit i vune zjarrin nderteses se televizionit shteteror u zhduken edhe te gjitha mundesite qe pamjet e dites historike te transmetohen jashte vendit. Rruga e vetme e komunikimit me jashte ishte telefoni. Mundesia me e mire per te komunikuar me telefon ofrohej ne Bashkine e Beogradit ku po qendronin udheheqesit e opozites. Por per intervista ata nuk kishin pothuajse aspak kohe.

Franz Stark korrespodent i kanalit te pare televiziv gjerman ARD arriti megjithate te flase me Zoran Gjingjiqin kreministrin e vrare me vone Me fjale te tjera ai tha se dhuna nuk duhet te eskaloje ai tha se opozita ka fituar dhe se do ta arrije ate qe e ka menduar. Dhe se fundi do te behet ashtu sic e kishin deshiruar ata.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje aktivist ngjit pllakate per zgjedhjet ne Serbi

Dite kritike per Beogradin

Faza kritike e kryengritjes si per opozitaret ashtu edhe per gazetaret e huaj ishte nga mbremja e 5 tetorit deri ne mengjesin e 6 tetorit. Te gjithe e prisinin nje reagim te Milloshevicit ndaj zjarrvenies ne ndertesen e parlamentit dhe ne qendren e televizionit. Ne ato momente bile nuk perjashtohej as mundesia e nje konflikti te armatosur. Renate Flottau kujton Mengjesin e ardhshem sundonte qetesia pas se ciles fshihej paniku. Hetohej prania e nje frike te madhe. Te gjithe frikesoheshin se ne te vertete Milloshevici tani do te kalonte ne kundersulm dhe do te angazhonte edhe tanket. Ne nje rast te tille opozita e cila kryesisht ishte barrikaduar ne ndertesen e qeverise do te mund te perdorte vetem kallashnikovet. Ajo nuk do te kishte asnje shans.

Por skenari i 6 tetorit rrodhi ndryshe. Ne vend te nje beteje te pergjakshme ne paraditen e 6 tetorit Milloshevici zgjodhi te pranoje humbjen. Tensioni i madh qe sundonte ne Beograd u kthye ne gezim te vertete. Te gezuar ishin edhe gazetaret gjermane Renate Flotau Une isha euforike. Nga redaksia e revistes me thirren edhe me uruan. Me ne fund ata ia dolen mbane dhe me kujtohet qe me te vertete une isha shume euforike dhe mendoja se tani ne Serbi po fillon teresisht nje kapitull i ri.

Autor Ognjen Cvijanovi/Esat Ahmeti

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›