E Diel, 1 Nëntor 2026

Islanda shteti më paqësor në botë

Në listën vjetore të shteteve më paqësore në botë të Global Peace Index, shtetet më miqësore dhe më paqësore konsiderohen Islanda, Danimarka dhe Zelanda e Re.

Në mesin e dhjetë shteteve më paqësore në botë janë edhe Kanadaja, Japonia, Irlanda, Sllovenia, Finlanda dhe Zvicra.

Rusia u rreshtua në vendin e 153-të, në mesin e 158 shteteve të ranguara në listë.

Së bashku me Rusinë, 10 shtetet më jo-paqësore në botë janë Somalia (që rreshtohet në vendin e fundit), Afganistani, Iraku, Izraeli dhe Koreja e Veriut. SHBA-ja rreshtohet e 82-ta në këtë listë.

Në hartimin e listës, Global Peace Index ka marrë parasysh faktorët si pjesëmarrja në konfliktet e armatosura, numrin e agjencive për zbatimin e ligjeve dhe numrin e vrasjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›