48 të vrarë gjatë përleshjeve në Jemen

Së paku 48 persona, në mesin e të cilëve kishte edhe gra dhe fëmijë, janë vrarë gjatë përleshjeve në provincën Abijan, në Jemen.
Në këtë rajon, lufta për territore po zhvillohet mes pjesëtarëve të Al Qaidës dhe forcave të sigurisë.
Forcat e armatosura të Jemenit kanë zmbrapsur elementet terroriste nga qyteti Shukra, ka njoftuar agjencia e lajmeve Saba, duke theksuar se rreth 300 terroristë kanë mbetur të rrethuar.
“Gjatë kësaj ofensive janë vrarë 40 terroristë, ndërsa janë plagosur me dhjetëra të tjerë”, theksoi Saba.