E Diel, 1 Nëntor 2026

Islandë: Opozita rikthehet në pushtet

Opozita e qendrës së djathtë në Islandë do të kthehet në pushtet.

Me gati të gjitha votat e numëruara, Partia e Pavarësisë dhe Partia Përparimtare pritet të marrin 40 vende nga 63 sa ka parlamenti. Dy partitë janë përmbysur në zgjedhjet e 2009-ës, pasi kriza globale financiare ka shkaktuar kolapsin e bankave më të mëdha të vendit.

Por, ato duket se kanë bindur votuesit me premtimet për rritje ekonomike, pas një sërë masash të ashpra kursimi nën koalicionin e qendrës së majtë.

Bjarni Benediktsson, udhëheqës i Partisë së Pavarësisë, pritet të jetë kryeministri i ri i Islandës. Zgjedhjet në këtë vend janë mbajtur të shtunën./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›