E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria të përgjigjet për të zhdukurit shqiptarë në Maqedoni

as iniciativës së rihapjes së procedurave nga familjarët e të dëmtuarve maqedonas në 2001 lidhur me lëndët e Hagës kanë reaguar edhe familjet e të dëmtuarve shqiptarë. Për dallim nga pala maqedonase që kërkon rihapje të procedurave para gjykatës suedeze për zgjidhjen e këtyre lëndëve edhe përkundër amnistisë së vitit 2011, shqiptarët nuk dëshirojnë kujtimin e plagëve të vjetra në mënyrë për të nxitur tensione ndëretnike.

Mirëpo, në qoftë se hapen këto lëndë, sipas tyre, duhet hapur edhe gjitha lëndët tjera që tangojnë edhe interesat e familjeve të të dëmtuarve shqiptarë. Edhe përkundër kërkesave të shumta që kanë bërë në drejtim të Prokurorisë Publike për zbulimin e të vëllait Ruzhdi Veliu, zyrtari i lartë i BDI-së dhe kreu i SHVL-së Fazli Veliu ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje me shkrim nga Prokuroria publike. Vëllai i Fazli Veliut, Ruzhdiu është zhdukur gjatë vitit 2001 dhe deri tani nuk ka asnjë gjurmë për të, transmeton Zhurnal

“Ne kemi bërë kërkesë deri në Prokurori dhe ende nuk kemi fituar përgjigje nga atje. Ata na kanë thënë se pas zgjedhjeve do të shqyrtohet kjo çështje, mirëpo edhe pas zgjedhjeve lokale ende nuk kemi marrë ndonjë rezultat apo përgjigje me shkrim nga Prokuroria. Kjo çështje e personave të zhdukur për dikë janë procese të mbyllura e për dikë jo, për ne si familje nuk janë çështje të mbyllura dhe vazhdimisht kërkojmë edhe në këtë mënyrë edhe në mënyra tjera që dikush nëse di diçka i lutemi të na paraqiten. Ne jemi në gjendje të vështirë, mirëpo nuk do të dorëzohemi do të shkojmë në mënyrë institucionale edhe këtu edhe jashtë vendit që ta zbulojmë të vërtetën”, deklaroi Fazli Veliu, kryetar u SHVL-së.

Ndërkohë, kryeprokurori publik Marko Zvërlevski ka deklaruar se ende nuk ka pranuar ndonjë parashtresë apo kërkesë për takim me ndonjërin nga familja e të dëmtuarve në konfliktin e 2001-s.

“Ende nuk kam pranuar asnjë kërkesë që të takoj ndokënd nga familjarët e të zhdukurve në konfliktin e 2001-s, por nëse ata kërkojnë takim, atëherë nuk ka asnjë farë pengese që të realizojmë atë. Prokuroria është transparente dhe jam i gatshëm që të bisedoj me ata”, deklaroi Marko Zvërlevski, kryeprokurori publik.

Ndërkohë, familja e ish deputetit Abedin Zymberi ku ranë dëshmorë 11 civilë të kësaj familje, mendon se çfarëdo iniciative qoftë për rihapjen e procedurave lidhur me lëndët e Hagës në konfliktin e 2001-s është një provokim politik i cili do të nxiste tensione tjera ndëretnike. Sipas Zyberit ata nuk janë të gatshëm të rihapin procedurë për krimet e luftës që iu bën anëtarëve të familjes së tij, meqë në atë mënyrë më tepër do të ishin dëmtuar duke paguar shpenzimet gjyqësore dhe në fund asgjë.

“Mendoj që çdo hapje e rasteve të Hagës sidomos të palëve shqiptare është një çështje provokative e cila tenton të nxit tensione në teren dhe njëkohësisht t’i mbulojnë gabimet politike që po i bën Maqedonia. Ato raste nuk mund të hapen pa marrë parasysh se kush insiston, pasi që ato raste janë dëshmuar në Hagë se nuk kanë fakte dhe argument dhe çdo tentim tjetër, definitivisht është tentim politik për t’i arsyetuar krimet e tyre që janë duke i bërë. Realisht tash është një periudhë ku edhe ne si familje që i kemi humbur anëtarët familjar edhe pse kemi bërë ankesa në gjykatat e Maqedonisë, ato ankesa askush nuk i merr parasysh, mirëpo na kanë hedhur poshtë gjithë ankesat, bile duke na rënduar që t’i paguajmë edhe shpenzimet gjyqësore”, deklaroi Abdein Zymberi.

Ai shtoi se nuk vjen në shprehje që dikush të dënohet për krime lufte ndaj maqedonasve, sepse nuk ka asnjë argument apo bazë për dënime të tilla. Njëkohësisht Zymberi porositi kreun e partisë shqiptare në pushtet Ali Ahmeti që t’i bëj presione kryeministrit Nikolla Gruevski që t’i mbylle çështjet e konfliktit të 2001-s.

“Tash edhe Ahmeti duhet t’i bëjë presion Gruevski që definitivisht ti mbylle këto çështje dhe nëse rihapen këto lëndë, atëherë duhet të rihapen të gjitha ato lëndë ku pala maqedonase i ka bërë krimet ndaj nesh. Nuk guxon të lejohet që pala maqedonase të ngrit padi kundër nesh dhe ne të heshtim”, tha Zymberi.

Ndryshe, në vitin 2004 në vendin e quajtur “Shpella” u gjetën trupat e Ibrahim Veliut e Zeqirja Veliut nga Shkupi dhe e Islam Veliut nga Struga dhe shtetasit bullgar Radosllav Balev. Të rrëmbyer ende figurojnë Hajredin Halimi nga Shkupi, Ruzhdi Veliu nga Kërçova, Sulltan Mehmetit nga Struga dhe Xhelil Osmani nga ana e Gostivarit.
Ndryshe, gjitha informacionet e familjarëve po dhe e ish-kryetarit të Komisionit për të zhdukurit, Lars Wahlund kanë qenë se Ruzhdi Veliu dhe të rrëmbyerit tjerë shqiptarë janë arrestuar nga pjesëtarët e përbërjes rezerve të MPB-së./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›