Tamerlan Tsarnaev “ka folur për xhihadin”

Detaje të reja janë zbuluar për dy sulmuesit e dyshuar të Maratonës së Bostonit.
Mediat amerikane raportojnë se Tamerlan Tsarnaev ka folur me nënën e tij për “xhihadin”.
CNN citon prokurorin e përgjithshëm të SHBA-së, Eric Holder, të ketë thënë se çështja është duke u shqyrtuar dhe se ai nuk mund ta komentojë atë.
Xhihadi mund t’i referohet një “lufte të shenjtë”, e cila ndërmerret në emër të Islamit.
Tamerlan Tsarnaev është vrarë në të shtënat me policinë, ndërsa vëllai i tij, Dzhokhar, po përballet me akuza kriminale.
Në sulmet e 15 prillit në Boston kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë plagosur mbi 260 të tjerë.