Islandë, kriza ekonomike e protestat rrëzojnë qeverinë e Rejkiavikut
Koalicioni qeveritar i Island
ës është rrëzuar të hënën
pas krizave të vazhdueshme
financiare që kanë prekur rëndë
sistemin financiar të ishullit. Kjo
është edhe qeveria e parë që bie si
pasojë e drejtpërdrejtë e krizës
ekonomike. Kryeministri i vendit,
Geir Haarde, tha se do t‘i jepte
dorëheqjen Presidentit të vendit
pas dështimit të bisedimeve brenda
qeverisë për të gjetur një konsensus
për ecjen përpara. "Më vjen
me të vërtetë keq që nuk mund të
vazhdojmë më tej punën në këtë
koalicion qeveritar", ka deklaruar
Kryeministri para gazetarëve. Ministrja
e Jashtme, liderja socialdemokrate
që konsiderohet si një
zëvendësuese e mundshme i
Haarde, njoftoi se ajo nuk kishte
ambicie për t‘u bërë kryeministre
dhe se do të merrte një leje 2-mujore.
Thuhet se ajo po mjekohet për
një tumor në tru. Kriza botërore financiare
në Islandë në tetor i dha
fund një dhjetëvjeçari shumë të
begatë për vendin verior dhe kjo
ndodhi brenda disa ditësh. I gjithë
sistemi financiar u fut në krizë,
duke futur në krizë shtetin dhe
qeverinë që këto muajt e fundit
është përpëlitur të shpëtojë ç‘është
mundur e mbi të gjitha të vazhdojë
të qëndrojë në këmbë. Qeveria
e Haarde, një koalicion mes Partisë
së Pavarësisë dhe Aleancës Socialdemokrate
ka qenë në presion
të vazhdueshëm. Protestat, shpesh
edhe të dhunshme, kanë qenë një
ritual i zakonshëm i vendit këto
muajt e fundit për më tepër në një
vend shumë të qetë me vetëm 320
mijë banorë. Perspektiva e ardhshme,
sipas vetë Kryeministrit të
dorëhequr është një qeveri e mundshme
e unitetit ndërkombëtar që
do të ngrihet në bashkëpunim me
opozitën. Ish-lideri i qeverisë shpreson
që në krye të kësaj qeverie të jetë
një përfaqësues i partisë së tij, por
kjo ka pak të ngjarë, pasi sipas analistëve
publiku kërkon ndryshime
rrënjësore në klasën qeverisëse dhe
nuk do të pranonte që vendi të drejtohej
nga një tjetër anëtar i partisë
që ishte në fuqi në kohën më të
vështirë ekonomike të këtyre dhjetëvjeçarëve
të fundit. Rënia e
qeverisë nuk ka shkaktuar ndonjë
problem në bursën e vendit dhe
ndonjë ulje të vlerës së monedhës
kombëtare. Me lajmin e rënies së
qeverisë protestat deri para pak
ditësh të dhunshme janë shndërruar
në protesta festuese ku njerëzit
më në fund nuk kanë shprehur inat,
por gëzim për rezultatin e arritur.
Përpjekjet e Kryeministrit për ta
mbajtur qeverinë gjatë kanë zgjatur
me javë të tëra. Kryeministri bëri
thirrje edhe për dorëheqjen e bordit
të drejtorëve të Bankës Qendrore
të vendit dhe kryesisht të guvernatorit
të tij. Sipas Kushtetutës së Islandës,
Presidenti i vendit është personi
që ngarkohet me detyrën e
formimit të qeverisë së re, me
mbështetje të mjaftueshme parlamentare.
Këtë herë një detyrë e
tillë është shumë e vështirë për Presidentin
e vendit të cilit i duhet të gjejë
së pari një figurë të besueshme e
të pakonsumuar e së dyti të marrë
për të edhe aprovimin e Parlamentit
të vendit.
ës është rrëzuar të hënën
pas krizave të vazhdueshme
financiare që kanë prekur rëndë
sistemin financiar të ishullit. Kjo
është edhe qeveria e parë që bie si
pasojë e drejtpërdrejtë e krizës
ekonomike. Kryeministri i vendit,
Geir Haarde, tha se do t‘i jepte
dorëheqjen Presidentit të vendit
pas dështimit të bisedimeve brenda
qeverisë për të gjetur një konsensus
për ecjen përpara. "Më vjen
me të vërtetë keq që nuk mund të
vazhdojmë më tej punën në këtë
koalicion qeveritar", ka deklaruar
Kryeministri para gazetarëve. Ministrja
e Jashtme, liderja socialdemokrate
që konsiderohet si një
zëvendësuese e mundshme i
Haarde, njoftoi se ajo nuk kishte
ambicie për t‘u bërë kryeministre
dhe se do të merrte një leje 2-mujore.
Thuhet se ajo po mjekohet për
një tumor në tru. Kriza botërore financiare
në Islandë në tetor i dha
fund një dhjetëvjeçari shumë të
begatë për vendin verior dhe kjo
ndodhi brenda disa ditësh. I gjithë
sistemi financiar u fut në krizë,
duke futur në krizë shtetin dhe
qeverinë që këto muajt e fundit
është përpëlitur të shpëtojë ç‘është
mundur e mbi të gjitha të vazhdojë
të qëndrojë në këmbë. Qeveria
e Haarde, një koalicion mes Partisë
së Pavarësisë dhe Aleancës Socialdemokrate
ka qenë në presion
të vazhdueshëm. Protestat, shpesh
edhe të dhunshme, kanë qenë një
ritual i zakonshëm i vendit këto
muajt e fundit për më tepër në një
vend shumë të qetë me vetëm 320
mijë banorë. Perspektiva e ardhshme,
sipas vetë Kryeministrit të
dorëhequr është një qeveri e mundshme
e unitetit ndërkombëtar që
do të ngrihet në bashkëpunim me
opozitën. Ish-lideri i qeverisë shpreson
që në krye të kësaj qeverie të jetë
një përfaqësues i partisë së tij, por
kjo ka pak të ngjarë, pasi sipas analistëve
publiku kërkon ndryshime
rrënjësore në klasën qeverisëse dhe
nuk do të pranonte që vendi të drejtohej
nga një tjetër anëtar i partisë
që ishte në fuqi në kohën më të
vështirë ekonomike të këtyre dhjetëvjeçarëve
të fundit. Rënia e
qeverisë nuk ka shkaktuar ndonjë
problem në bursën e vendit dhe
ndonjë ulje të vlerës së monedhës
kombëtare. Me lajmin e rënies së
qeverisë protestat deri para pak
ditësh të dhunshme janë shndërruar
në protesta festuese ku njerëzit
më në fund nuk kanë shprehur inat,
por gëzim për rezultatin e arritur.
Përpjekjet e Kryeministrit për ta
mbajtur qeverinë gjatë kanë zgjatur
me javë të tëra. Kryeministri bëri
thirrje edhe për dorëheqjen e bordit
të drejtorëve të Bankës Qendrore
të vendit dhe kryesisht të guvernatorit
të tij. Sipas Kushtetutës së Islandës,
Presidenti i vendit është personi
që ngarkohet me detyrën e
formimit të qeverisë së re, me
mbështetje të mjaftueshme parlamentare.
Këtë herë një detyrë e
tillë është shumë e vështirë për Presidentin
e vendit të cilit i duhet të gjejë
së pari një figurë të besueshme e
të pakonsumuar e së dyti të marrë
për të edhe aprovimin e Parlamentit
të vendit.