Shiu dëmton disa shkolla në fshatrat e Kukësit
Reshjet e medha te rena gjate diteve te fundit kane demtuar pjese te konsiderueshme te godinave te shkollave në disa fshatra të Kukësit. Sistemi i ngrohjes ne to mungon pothuajse plotesisht dhe nxenesit jane te detyruar qe të mësojnë në këto kushte
KUKES-Gjendja e shkollave në fshatrat e Kukësit është rënduar për shkak të motit të keq. Kanë mjaftuar reshjet e medha te rena gjate diteve te fundit për të rrëzuar tavanet dhe muret e 6 shkollave në fshatrat ,Orgjost, Gryk Qaj, Zapot, Qinamak,Vile dhe Bushtric. Ashtu si shkolla e fshatit Vile, të 6 shkollat e tjera thuajse ofrojnë të njëjtën panoramë, atë të daljes jashte funksionit, per shkak te demtimeve te renda te pesuara ne mure, tavane, shembje te cative si dhe mungeses ne ngrohje, duke bërë që mësimi të zhvillohet në kushte të mjerueshme.
Nje problem tjeter shqetesues lidhur me kete gjendje, qe pranohet edhe nga drejtuesit e arsimit në Kukës është dhe keqmenaxhimi i fondeve nga firmat dhe pushteti vendor. Kjo lidhet me faktin se, edhe pas rikonstruksionit në vitin 2006 me një fond prej afro 24 milion lekesh te vjetra, që është bërë në shkollën e fshatit Vile, realiteti tregon te kunderten.
Riparimi i godinave te demtuara kerkon nje kohe te gjate pune, cka do te thote se gjendja e mjerueshme ne keto godina do te zgjase edhe per kete periudhe te veshtire te dimrit.
(d.b/News24/BalkanWeb)