Video skandali, Ivanaj: Kërcimi im, cështje private
TIRANE-Zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj e konsideron si normale dhe brenda kornizës së një feste private kërcimin mbi tavolinë, dhe më pas skenën e zhveshjesh së rrobave.
Videoja, u xhirua nga një telefon celular në një lokal ku punonjësit e ministrisë së Shëndetësisë kishin festuar Vitin e Ri.
Videoja u shpërnda me shpejtësi edhe nëpër celularët e deputëve në seancën parlamentare të së hënës.Më pas videoja u publikua edhe në media.
I pyetur nga gazetarja e tv NEWS24 për skenat e striptizes Ivanaj u shfaq i rezervuar, duke dashur ta intepretojë skenën si një ngjarje e së shkuarës. “Viti i Ri ka mbaruar nga data 31 dhjetor deri më 2 janar, sot jemi me datën 28 janar, nuk besoj se ia vlen të flasim për atë periudhë”.
Për Ivanaj, komenti i bërë nga mediat për veprimet e tij në festën e kolegëve, është thjesht një këndvështrim dhe nuk ka lidhje me postin e tij si zv. Ministër i Shëndetësisë.
”Se si kërcen një zv. ministri në një festë private është cështje private, ndërsa posti i zv.ministrit bazohet në meritokraci” – komentoi Ivanaj i cili sot prezantoi draftligjin për Shëndetin Publik.
Arben Ivanaj, është vendosur në postin e zv.ministrit që në vitin 2005, kohë në të cilën PD dhe maxhoranca fituan zgjedhjet.
(s.g/BalkanWeb)