Islandezët: Kujdes nga shqiptarët, janë më të mirë nga çfarë mendojmë
Eidur Gudjonsen, ish-sulmuesi i Çelsit dhe i Barcelonës, është futbollisti më i famshëm i kombëtares së Islandës, që do të kërkojë fitoren ndaj Shqipërisë në kryeqytetin Reikjavik, për të ëndërruar për herë të parë në histori kualifikimin në Botëror. 34-vjeçari ndryshoi rrjedhën e lojës në pjesën e dytë ndaj Zvicrës, ku Islanda në mënyrë të pabesueshme rikuperoi disavantazhin 4-1, duke e mbyllur takimin 4-4. Edhe ndaj Shqipërisë, Gudjonson do ta nisë nga stoli, por ky fakt nuk e shqetëson veteranin që aktualisht luan me Bryzhin. “Ndaj Zvicrës treguam karakter, duke shënuar 4 gola në një fushë shumë të vështirë. Takimi me Shqipërinë është krejt ndryshe. Ata kanë bërë ndryshime të shumta, janë shumë më të mirë nga ç’mendojmë ne.”
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)