E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla ne prokurori Me kercenuan

Deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla eshte paraqitur diten e djeshme ne Prokurorine e Tiranes ku ka depozituar nje kallezim per kanosje.Burime nga organi i akuzes bejne me dije se deputeti socialist ka pretenduar se eshte kercenuar permes telefonit menjehere pas interpelances se te enjtes ne Parlament me ministrin Genc Pollo. Balla ka pretenduar ne prokurori se nje person e ka telefonuar deputetin Balla duke i deklaruar se atij do tia mbyllin gojen dhe presin gjuhen. Gjithashtu bashke me kallezimindeputeti Balla u ka dorezuar prokuroreve edhe nje kopje te fjalimit ne tekstin e te cilit ai ngriti disa ceshtje qe kishin te benim me koncesionin e shtrirjes kombetare se fibrave optike.Ai akuzoi ministrin Pollo se ka ndjekur disa kritere pasi ka marre ryshfet nga kompania qe sipas tij zoti Pollo ka paracaktuar se do te fitoje tenderin ne kete sektor strategjik dhe fitimprures jo vetem se sipas Taulant Balles ne kritere thuhet se qeveria do ti bleje paraprakisht firmes fituese 50 per qind te tregut per ta perdorur internetin me baze te gjere per institucionet shteterore. Nderkohe burime nga prokuroria kane bere me dije se kane nisur verifikimet ne lidhje me identifikimin e telefonates kercenuese dhe personit qe ka kryer kete veprim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›