Ismail Kadare Njezet vjet me pare Shqiperia ishte ne nje hipokrizi te pashembullt

Para 20 vjeteve ne kohen kur kishte rene Muri i Berlinit dhe revolucioni kadife transformoi ekosllovakine si dhe pasi bullgaret kishin rrezuar Zhivkovin dhe rumunet ausheskun shkrimtari Ismail Kadare largohet nga Shqiperia ne shenje proteste ndaj pushtetitqe mashtronte dhe nuk ndermerrte hapa per demokratizionin e vendit. Kadare kerkon me vone azil politik ne Parisme shprese se do te ndihmoje Shqiperine per te dalenga totalitarizmi.
Deutsche WelleZoti Kadare ju kujtohet momenti kur vendoset te largoheshit nga Shqiperia Ishte i veshtire per ju
Ismail Kadare Me kujtohet natyrisht. Por nuk mund te them qe ishte i veshtire largimi im. Po te krahasohet me ikjet dramatike apo tragjike te njerezveqe tentonin te kapercenin kufirin. Pra ikja ime si te thuash ka qene e thjeshte jo e veshtirene kuptimin teknik. Pra kam ikur me avion kam ikurme pashaporte. Une kamqendruar ne Paris dhe nuk jam kthyer mesepse kam deklaruar arsyen pse e lashe Shqiperine. Dhe kjo ishte e rendesishme. Pra nuk ishte e rendesishmja vete ikja ajo vete ka qene e thjeshte ne kuptimin e realizimit per tu larguar. Sigurisht qe shpirterisht ka qene e veshtire pasi do lija njerezit e mi pavaresisht se time shoqe dhe vajzat ishin ne ate kohe ne France por kisha nenen ne Shqiperi vellain motren e shume te aferm te familjes.
Deutsche Welle Ju keni tentuar edhe shume me heret te largoheshit por nuk e bete. Pse pikerisht ne kete kohe ndodhi kjo Kam parasysh ketu zhvillimet qe po ndodhnin ne Shqiperi si takimet qe patet ju bashke me disa intelektuale me Ramiz Aline ku kerkonit fillimin e proceseve demokratike. Pra cfare ndodhi qe ju e braktiset vendin pikerisht ne kete kohe
Ismail Kadare Ikja imeishte gati e detyrueshme. Si te thuashune e quajta ne mendjen dhe veten time si dicka qe duhej bere patjeter. Tani kane kaluar 20 vjet dhe mendon ndryshe sikur gjerat ishin me te thjeshta por Shqiperia ishte ne nje gjendje krejt tjeter ka qene ne nje hipokrizi te pashembullt ne historine e saj. Shteti shqiptarper te perballuar trysnine qevinte nga brenda dhe nga jashte porsidomos nga brenda premtonte cdo gjecdo dite cdo nate se do te bente dicka i mbante njerezit me nje mashtrim te vazhdueshem.Ne fakt pushtetaret nuk kishin ndermend te benin asgje. Kete e them me pergjegjesi te plote. Une nga nje korrespodence nje leterkembim qe kam pasur me shefin e shtetit ne ate kohe Ramiz Aline mora vesh se te gjitha ato ishin dokrra ishin nje mashtrim i madh dhe prandaj mu duk e detyrueshmeqe te gjeja nje menyre per tja bere te njohura keto popullit shqiptardhe botes. Ju e dini qe ne Shqiperi ne ate kohe nuk mund te ndodhte skishte asnje liri shtypi qofte edhe ajo me minimalja nuk ekzistonte ende. Nuk mund te beheshin gjerat me aluzione me dy kuptimekishte ikur ajo kohe duheshin thene gjerat haptas fare haptas ti thuhej kombit shqiptar popullit shqiptar qe ketu ka nje mashtrim te madh. sduhet besuar me asgje nga keto. Tani kishte ardhur momenti qe ta vendoste ky popull se cduhej bere. Dhe une per kete e quajta te detyrueshme ikjen ikjen me cdo menyre.
Deutsche Welle Ne ketekohe zoti Kadare per te cilen po flasim kishin filluar ndryshime shume te medha ne bllokun e Lindjes. Pas renjes seMurit te Berlinit kemi ndryshime ne shume vende si ne Rumani dhe Bullgari. Ju si shkrimtar dhe si intelektual bashke me koleget e tjere nuk besonit se tashme edhe Shqiperia diktatoriale i kishte ditet e numeruara Nuk shpresonit qe regjimi do te rrezohej
Ismail Kadare Sigurisht qe kam patur shprese sikurse nje pjese e madhe e popullit shqiptar sidomos nje pjese e intelektualeve. Kam besuar dhe pastaj e kam ndjere veten fajtor qe kam besuar. Sepse nuk ishte e vertete. Ishte nje genjeshter e gjitha ne Shqiperi. Prandaj po e perseris qe ikja ime nga Shqiperia ishte e detyrueshme. Kisha besuar dhe ndjehesha fajtor qe kisha besuar. Ky besim i rremeduhej denuar dhe nuk duhej te vazhdonte me sepse shteti shqiptar po vazhdonte ne menyre cinike te genjente. shte e pashembullt eshte rast i rralle ne historine e njerezimit nje cinizem i tille qe nje shtetnuk kishte ndermend te bente asgje. Pushtetaret arriten te bejne mashtriminme te madh. Nje dite bene nje mbledhje kinse me intelektualet qe paskan penguar liberalizimin e Shqiperise. Mund te merret me mend kjo qe ne nje vend lindor sado infernal te jete te doje partia komuniste qe drejton vendin te doje byroja politike te doje kreui shtetit qe te demokratizoje Shqiperine dhe ta pengonin intelektualet Por kjo ska bere vaki kurre ne bote qe te pengojne filozofetshkrimtaret apo artistet nje gje te tille. Kjo gjuhe u tha ne Shqiperi. Keshtu u tha ne fund te gushtit dy jave para se te largohesha une nga Shqiperia. U be kjo mbledhe e turpshme dhe u hap kudo kjo genjeshter Ramiz Alia dontete demokratizonte Shqiperine por sipas tij nuk e lane shkrimtaret nuk e lane intelektualet. Nuk eshte degjuar mashtrim me i madh se ky ne bote.
Deutsche Welle Pas 20 vjetesh zoti Kadare si e vleresoni ngarjet e korrikut futjen e mijera emigranteve neper ambasadat e huaja per nje jete me te mire A i shpejtuan ato zhvillimet e ardheshme ne Shqiperi
Ismail Kadare Pa dyshim ishte nje nga faktoret sepse ishin disa faktore qe u nderthuren per rrezimin e diktatures. Por hapja e ambasadave ishte nje faktor vendimtarsi kurse edhe levizja e dhjetorit. Populli shqiptar tregoi qe nuk e donte me kete regjim. Por cfare duhej bere per tapermbysur sepse ky regjim mund te perdorte armet mund te perdorte krimin mund te ndodhte versioni rumun. Une kam pasur mendimin se ne Shqiperi ky version mund te ishte edhe me i keq dhe do te duhej nje kohe shume e gjate per tu shplare ai kujtim i hidhur. Ka dy mendime mund te ishte edhe tjetra e kunderta. Nje prerje drastikeme regjimin e vjeter do te ishte ndoshta me efikas askush nuk mund ta parashikonte para 20 vjetesh me saktesise cili do te ishte versioni me i mire. Por nje mendim i pergjithshem ishte krijuar mendoj une. Ndoshta ishte me miresigurisht qe u shmang njegjakderdhje.
Deutsche Welle Dhe kjo ishte merite e ish presidentit Ramiz Alia qe nuk pati gjakderdhje ne Shiqperi sepse edhe ai keshtu ka deklaruar ne nje interviste per DW
Ismail Kadare Perkundrazi. Partia ne pushtetpo te kishte filluar procesine vertete te sinqertete liberalizimit procesin sidomos te afrimit me Evropen Perendimore populli shqiptar do ta ndiqte absolutisht.Dhe jo sic vepruan me ca gjera te shemtuaraqe donin ta zgjasnin pushtetin edhenja dhjete vjete te tjera. Populli shqiptar nuk mund te priste. Absolutisht. Po te ishin te sinqerte qe te afroheshin me perendimin si ne rastin qe permendet shpesh shansi gjerman por ata e prishen me duart e tyre. I grisen dosjet me duart e tyre. Edhe tani ende perpiqenta perligjin kete te verteteta justifikojne se gjermanet nuk na premtuan asgje. Nuk eshte e vertete une e kam ndjekur vete kete problem. E di mire.
Deutsche Welle Pra ju zoti Kadare jeni i bindur se Shqiperise i eshte ofruar dora nga Perendimi
Ismail Kadare Absolutisht po. Ndoshta per Shqiperine ka pasur nje periudhe qeeshte shperfillur nga Perendimi dhe faji kryesor eshte po i saj ne e pastaj i Perendimitku shperfillja eshte tepruar. Por ne vitet pas vdekjes se Enver HoxhesPerendimi permes Gjermanise beri nje prove me Shqiperine dhe deshtoi per fajin shqiptar absolutisht.
Deutsche Welle Pas rrezimit te komunizmit ne Shqiperi cfare ndryshoi per ju si shkrimtar si intelektual. Liria qe ju mungonte ne diktature te gjithe shkrimtareve apo intelektualee dhe artisteve tani eshte prezente. Sa ndjehet konkretisht ndryshim per kete shtrese krijuese
Ismail kadare Ne letersi shume gjera ndodhin ndryshe. Ne letersi nuk ka ndryshime te tilla si ne jete qe tu ngjaje ndryshimeve shoqerore dmth ndryshimeve permbytese. Kjo sndodh kurre. Nuk ka shkrimtar qe shkruan ndryshe sot dhe te nesermen si me magji ndryshon. Pra nuk mund te ndodhe sikurse ndodh ne sistemet e ekonomise tregtise bankave etjer. Letersia i ka ndryshimette paverejtshme dhe eshte nje gje e mire qe eshte keshtu. Letersia ka nje kalendar tjeter ka ligje te tjera dhe letersia per te fituar normalitetin do nje fare kohe shumeshume me te gjate se sa strukturat e tjera te shoqerise.
Deutsche Welle Pra edhe liriatek krijuesit eshte ndryshe
Ismail Kadare Liria edhe ne letersi ka kuptim tjeter eshte liria e brendshme e jotjadhe jo liria shoqerore. Ne qofte se ti nuk ke liri te brendshme liria shoqerore nuk vlen asnje lek. Shkrimtaret mund te jene te lire edhe ne roberi qe eshte e rralle dhe shkrimtaret mund te jene te roberuar edhe ne liri. Ky eshte paradoksi i letersise. Prandaj letersia ecen meritme te tjera. Letersia ka pavaresine nga jeta. Ne nje fare menyre tek nje shkrimtare ka me shume tek dikush me pak por letersia jeton vetem si letersi e pavarur. Letersia qe nuk eshte e pavarur ajo vdes. Me vone ajo harrohet nuk ekziston me.
Intervisten e zhvilloi Mimoza Cika- Kelmendi
Redaktoi Aida Cama