Isufi: Për koalicionin dihet në shkurt

Për koalicionin dihet në shkurt. të paktën kështu kanë thënë zyrtarë të AAK-së në një intervistë për “Epokën e Re”.
“Duke pasur parasysh faktin se kemi një shkapërderdhje në koalicionin qeverisës, jemi të bindur se do të ketë një qeveri më stabile, e cila garanton stabilitet deri në zgjedhjet e ardhshme, duke llogaritur edhe përfundimin e reformës zgjedhore.Mirëpo ofertën tonë e kemi proklamuar edhe tash po presim që në shkurt të definohet nëse do të jemi pjesë e koalicionit qeverisës, me Haradinajn kryeministër ose në të kundërtën do tëmbetemi në opozitë. Saktësisht dhe përfundimisht pozicioni i AAK-së do të definohet nga mesi i muajit shkurt”, ka thënë Ahmet Isufi./Indeksonline/