Ka rritur mendjen, po humb fansa

Duke ikur vitet, nuk duhet të kafshosh atë dorë që të ka ushqyer! Por 1/3 e Jonas Brothers, Joe Jonas duket se nuk po e merr parasysh këtë këshillë, sepse ai së fundmi nuk po sillet mirë me miqtë e tij të vjetër.
Miqtë e tij të kolegjit e kanë takuar këngëtarin Joe duke dalë jashtë nga një restaurant për të tymosur cigare bashkë me të dashurën e tij të tanishme Blanda Eggenschwiler.
Natyrisht ata dëshiruan ta përshëndetnin mikun e tyre por nuk e pritën një sjellje të tillë nga ai.
“Derisa po afroheshim tek ai e pamë se ai po pinte cigare bashkë me Blandan dhe në momentin kur na pa neve e hodhi atë. Pasi që ne iu afruam ta përshëndetnim ai u largua. Ishte vonë por një mik ii mi më kishte lutur shumë për një foto të tij por ai na përbuzi”.
Besohet se kjo nuk ishte hera e parë, pasi që sipas të tjerë dëshmitarëve Joe tallej me një fanse e cila nga emocionet që po e takonte qante e mallëngjehej. Kjo ndoshta nuk është mënyra më e mirë për tu mbajtur në skenë një bend si Jonas Brothers. /Indeksonline/