E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali- Pranga 5 shqiptarëve, jetë luksi në kurriz të prostitutave që shfrytëzonin

policia-italianeItali- Pesë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas njoftimit të autoriteteve italiane, në Gjenova të Italisë u arrestuan shtetasit: Rigers Lula (30 vjeç), Arbër Mançellari (30 vjeç), Bukurosh Çela (30 vjeç), Ilir Rinxhi (36 vjeç), Arjan Zenuni (34 vjeç).

Mësohet se ata akuzohen për shfrytëzim prostitucioni të vajzave shqiptare dhe rumune. Ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, tutorët në fjalë gjatë kohës së lirë frekuentonin sallat e lojërave të fatit, lokalet e natës, jetë e lehtë që bëhej në kurriz të vajzave që shfrytëzonin. Ndërsa, këto të fundit pasi mbaronin punën në rrugë, detyroheshin të rrinin në shtëpi.

Operacioni i kapjes së këtyre shtetasve nisi pas denoncimit të dy prostitutave. Policia vuri në ndjekje dy vajzat të cilat çuan në gjurmët dhe kapjen e shqiptarëve. Në banesën e Bukurosh Çelës, i cili mbahej si kreu i organizatës, u gjetën 400 gr. heroinë dhe 2.5 gr. kokainë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›