Zyrih, episod racizmi për prezantuesen amerikane Oprah Winfery
ZVICER- “Zonjë kjo çantë është shumë e shtrenjtë për ju, nuk ua mban xhepi”. Me këto fjalë i është drejtuar Oprah Winfrey-t një shitëse në dyqanin e luksit Bahnhofstrasse në qendër të Zyrihut.
Winfrey ndodhej në Zvicër për të marrë pjesë në dasmën e mikes së saj, Tina Turner me Erwin Bach, ndërsa duke përfituar nga koha e lirë që kishte, prezantuesja amerikane ka vendosur të bëjë pak pazar, duke blerë çantën në fjalë.
Por, imazhi i ekraneve amerikane nuk është njohur nga shitësja, prandaj është ftuar prej saj të mos e shikojë fare çantën, nisur nga çmimi shumë i kripur, prej 28 mijë eurosh.
Kjo është një shifër e lartë, por jo për Oprah, pasuria e të cilës kap shifrën e 2.8 miliardë dollarëve, sipas Forbs.
Ngjarja në fjalë është treguar nga vetë Oprah gjatë një interviste për Larry King, në Cbs. Sic u sqarua më pas, prezantueses së famshme i është kërkuar falje për këtë incident të vogël racizmi nga pronarja e dyqanit, e cila e ka quajtur një sjellje jashtë normales atë të shitëses.
(m.a/BalkanWeb)