E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishet një ndërtim pa leje, Hoxha: Në shënjestër çdo objekt i jashtëligjshëm

ndertimTiranë- Edhe ditën e sotme Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka vijuar me prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet dhe saktësisht në rrugën Pëllumb Sekeja në të cilën ndodhej një objekt i ndërtuar ditët e fundit në njësinë bashkiake nr.3.

Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, z. Florenc Hoxha në një prononcim për mediat deklaroi se Inspektoriati ka identifikuar disa ndërtime pa leje të cilat do jenë në shënjestër të prishjes në ditët në vijim.

Ne do të vijojmë aksionet tona edhe në ditët e ardhshme, siç kemi vepruar edhe ditët e kaluara, deri në goditjen e çdo objekti informal të ndërtuar në kundërshtim me ligjin, brenda territorit të kryeqytetit ,- u shpreh Hoxha.

Ndërsa theksoi se pas verifikimit të deklarimit pranë ALUIZNI-t të disa  objekteve të ndërtuara pa leje, janë konstatuar deklarime në kundërshtim me ligjin të cilat edhe ato do të prishen sipas tij.

Kemi identifikuar edhe disa ndërtime të cilat kanë bërë deklarimin pranë zyrave të ALUIZNI-t, në kundërshtim me ligjin. Këto ndërtime do të jenë objekt i punës sonë në ditët e ardhshme dhe do të goditen nga ana jonë, me forcën e ligjit për ti kthyer në gjendjen e mëparshme. U bëjmë edhe njëherë thirrje qytetarëve të Tiranës, që të na kuptojnë, të na ndihmojnë, duke kuptuar forcën e zbatimit të ligjit. Ne jemi të vendosur, ky është vullneti ynë, kjo është forca jonë për të zbatuar ligjin dhe nuk do tolerojmë asnjë ndërtim pa leje brenda territorit të bashkisë së Tiranës përfundoi drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›