Itali- Shqiptarja 21-vjeçare nga Durrësi rrëmben titullin Miss Ravena 2013
Itali- Një 21-vjeçare shqiptare ka arritur të shpallet fituese e e konkursit të bukurisë në shtetin italian duke rrëmbyer titullin Miss Ravena 2013.
Beniada Nishani, 21-veçarja e lindur në qytetin bregdetar të Durrësit dhe banuese prej vitesh në Itali.
Mes 20 vajzave bukuroshe pjesmarrëse në këtë konkurs, Nishani është zgjedhur fituese në konkursin e zhvilluar në Ravena, duke marrë maksimumin e votave nga juria.
Vajza vijon studimet prej disa vitesh në Ravena për dizenjim veshjesh.
Ajo ka marrë pjesë më parë në konkurse modelingu në Itali. Është e gjatë 173 centimetra dhe thotë se pëlqen sportet e atletikës dhe luan volejboll.