E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, policia arreston një 43-vjeçar, kërcënoi bashkëshorten me vdekje

policia-2Shijak- Një 43-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shijakut pasi ka kërcënuar bashkëshorten e tij me vdekje.

Policia ka parandaluar një tjetër krim në familje ku edhe këtë herë viktimë do të ishte një grua.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së dielës duke u gdhirë e hënë ku Marjeta Banushi ka denoncuar bashkëshortin e saj Gazmend Banushi se e ka kërcënuar me vdekje.

Burimet e policisë thanë se pas kontrollit në banesën e çiftit u gjet edhe një armë pa leje, tip pistoletë TT, me të cilën është kërcënuar gruaja, një çifte dhe një sasi fishekësh.

43-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe pritet të gjykohet nën akuzën e kërcënimit dhe armëmbajtjes pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›