Itali, 39-vjeçari mbjell marjuanë në ballkon për tu shpëtuar mushkonjave
Mbjellë marjuanë në ballkon, justifikohet se e bënte për të larguar mushkonjat. Ngjarja ka ndodhur në Verona të Italisë, ku karabinierët ndaluan një 39-vjeçar, nën akuzën e kultivimit të marijuanës në ballkonin e banesë së tij.
Efektivët e policisë e dalluan bimën narkotike gjatë një kontrolli rutinë në zonë. Burri u tha karabinierëve se e kultivonte bimën për të larguar mushkonjat, që e bezdisnin gjatë ditëve të nxehta të verës. Një justifikim i tillë nuk i mjaftoi 39-vjeçarit për të shpëtuar nga akuza e kultivimit të lëndëve narkotike.
23 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Itali, 39-vjeçari mbjell marjuanë në ballkon për tu shpëtuar mushkonjave burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip