E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, në shtator proçesi kundër Seif Gadafit

Prokurorët në Libi thonë se Seif al-Islam, djali i ish liderit të vrarë, Muamer Gadafi, do të paraqitet në gjykatë, muajin e ardhshëm, në qytetin Zintan.

Zëdhënësi i prokurorisë, Taha Naser Bara, tha se procesi do të mbahet përkundër kërkesës së Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë.

Sipas zëdhënësit Bara, janë kryer hetimet lidhur me akuzat për dyshime për krimet e kryera nga Seif al-Islam.

Gjykata Ndërkombëtare Penale dëshiron të mbajë proces kundër djalit të Gadafit, lidhur me akuza për krime të luftës, të kryera gjatë konfliktit nga i cili u përmbys regjimi i babat të tij, vitin e kaluar.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka shprehur shqetësime se Libia nuk është e gatshme që të akuzuarit Seif al-Islam, t`i organizojë proces korrekt.

Seif al-Islam ka kërkuar që procesi kundër tij të zhvillohet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›