E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Amanda: Falemniderit atyre që më ofruan mbështetje

I ka thënë mirupafshim Italisë nëpërmjet një letre dhe është nisur për në vendlindjen e saj Siatwl, Amanda Knox, vajza amerikane e cila u lirua pas akuzave për vrasjen e shoqes së saj britanike Meredith Kersher.
"Ata që më ofruan mbështetje dhe respekt përtej barrierave dhe kundërshtive ishin italianët. Ishte fondaciani Itali-SHBA, dhe të gjithë ata që kanë ndarë me mua dhimbjen e ata që më ndihmuan që të mbijetoj me shpresë. U jam gjithmonë mirënjohëse, ju dua shumë. Amanda!" këto kanë qënë disa nga fjalët e Amandës përpara se ajo të linte Italinë.

Edhe pse në fund të procesit gjyqësor pas dhënies së vendimit, shumë italinë të mbledhur para gjykatës bertisnin “turp”, Amanda sipas kreut të fondacionit, Corrado Maria Daclon, kishte dashur të falenderonte publikisht të gjithë ata italianë që e kishin mbështetur përmes letrave duke i dhënë forcë. Pasi la Romën vajza amerikane ëshët ulur në aeroportin e Londrës Hithrou, duke u akomoduar në Windsor Suite, një suitë e cila përdoret përgjithësisht nga familja mbretërore, ose persona të shumë të njohur, për tu nisur më pas drejt Siatwll.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›