E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu politik me Serbinë nuk është në tavolinë

“Dialogu politik me Serbinë nuk është në tavolinë as të Prishtinës, por as të Brukselit e Ëashingtonit”.Kështu ka deklaruar kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për mediat kosovare. Por sipas Thaçit pala kosovare është e gatshme për vazhdimin e dialogut për çështje teknike.
I pyetur për zgjidhjen për veriun e Kosovës Thaci tha në atë pjesë të rajonit do të ketë një angazhim mbikëqyrës dhe mbështetës ndërkombëtar.
Kryeministri Thaçi hodhi poshtë çdo plan që del jashtë pakos së Ahtisaarit për veriun.
“Zgjidhja e vetme edhe për veriun si për gjithë Kosovën është implementimi i plotë i dokumentit të presidentit Ahtisaari, pra rend dhe ligj, integrim, demokraci, zhvillim ekonomik, zgjedhje të lira, lidership legjitim, bashkëpunim i ngushtë i institucioneve të Republikës së Kosovës me ato lokale”, tha ndër të tjera kryeministri i Republikës së Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›