E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i EULEX-it De Marnhac viziton sot Tiranën

Me ftesë të Zv.kryeministrit dhe ministrit të jashtëm Edmond Haxhinasto mbërrin sot për vizitë në Tiranë, shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac.

De Marnhac do të takohet sot në orën 10:00 me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto ndërsa më pas do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shefi i EULEX-it do takohet më pas me Ministrin e Brendshëm, z. Bujar Nishani dhe do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi mes komponentit të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Shtetit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›