E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton kërkesën e Arben Malajt si kandidat i pavarur në Qarkun e Vlorës

08-05-2013 / Gazeta 55

Mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor, nisi mbledhjen e sotme me shqyrtimin e kërkesës së PS-së, për publikimin e listave shumemërore të partive politike, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit. “Ka përfunduar afati i listave shumemërore të kandidatëve. Besoj se do ishte në të mirë të procesit që nga ana e komisionit të na viheshin në dispozicion fotokopje të listave të partive që do garojnë. Çështja tjetër është fakti i DATELINE për qendrat private të numërimit. Afati i fundit për lëvizjen e qendrave të votimit është afati i i 40 ditëve. Përtej këtij afati KQZ e ka të pamundur “, tha përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjoncaj. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi sqaroi se listat po verifikohen dhe do të publikohen sipas afatit ligjor, i cili përcakton 14 majin si ditën e fundit te publikimit të listave për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Sipas saj, KQZ është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandididimit për të gjitha partitë që kanë depozituar lista shumemërore. “Sipas nenit 73 të kodit zgjedhor administrata po përfundon verifikimin e të gjithë dokumentacionit që shoqëron listat shumëemërore të depozituara nga partitë. KQZ do të nxjerrë një akt tjetër që përcakton afatet e publikimit të listave, që sipas kodit është data 14 maj 2013. Drejtoria përkatëse po përpunon materialet dhe pas kësaj date do kemi listat zyrtare”- bëri të ditur kryetarja Lleshi.


Arben Malaj, kandidat i pavarur. KQZ miraton kërkesën


KQZ miratoi me 4 vota pro kërkesën e Arben Malajt për regjistrimin e tij si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për zonën zgjedhore, Qarku Vlorë, për zgjedhjet e 23 qershorit. Kërkesa e z.Malaj, për kandidimin si i pavarur në zgjedhjet e reja, vjen pas mospërfshirjes së tij në listat zgjedhore të Partisë Socialiste. Ish-ministri i Financave, i njohur për qëndrime kritike ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama njoftoi largimin e tij nga kryesia socialiste, duke vendosur kandidaturën si i pavarur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›