Itali Berlusconi humb shumicen

Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka humbur shumicën në Dhomën e Deputetëve dhe është shumë pranë dorëheqjes, pavarësisht se arriti të kalonte projektbuxhetin, në një seancë parlamentare që është ende në zhvillim gjatë së martës.
Aleati kryesor i Kryeministrit, Umberto Bossi, i bëri thirrje 74-vjeçarit që t’i hapë rrugë formimit të një qeverie teknike, që do të mundësonte përmirësimin e situatës tepër delikate financiare të vendit.
Ndonëse thirrje të mëparshme për dorëheqje nga figura të ndryshme politike janë injoruar, zëri i Bossi-t nuk mund të mos përfillet, duke qenë se Berlusconi arrin të formojë shumicën vetëm falë koalicionin me partinë e tij, “Lega Nord”.
Si rrjedhojë, në votimin për Ju kërkoj tani që të pranoni situatën dhe të shihni në sy realitetin, që ju thotë se nuk i keni më numrat për të qeverisur vendin
Luigi Bersani
Drejtues i Partisë Demokratike Italiane në opozitë buxhetin, të mbajtur rreth orës 16:00, pas bojkotit të shumicës së deputetëve të Bossi-t, Berlusconi arriti të grumbullonte vetëm 308 vota, më pak se gjysma në Dhomen me 630 deputetë.
Ndonëse buxheti u kalua gjithsesi pasi për ta miratuar duheshin shumica e deputetëve prezentë dhe jo shumica absolute, presioni mbi Berlusonin për dorëheqje është më i madh se kurrë. “Ju kërkoj tani që të pranoni situatën dhe të shihni në sy realitetin, që ju thotë se nuk i keni më numrat për të qeverisur vendin”, iu drejtua Berlusconi-t lideri i Partisë Demokratike, Luigi Bersani.
Ndërkohë, sipas të përditshmes “La Stampa” dhe disa mediave të tjera të mëdha, dorëheqja e Berlusconi-t do të lajmërohet gjatë mbrëmjes.
Kush mund të jetë pasardhësi i Berlusconit?
Për Italinë, nëse Berlusconi do të japë dorëheqjen, nuk do të jetë hera e parë që shkohet në qeveri teknike, popullore edhe në kriza të mëparshme ekonomike, si ajo e fillimit të viteve 1990. Mediat italiane ofrojnë listën e katër kandidatëve kryesorë që mund të pasojnë Kryeministrin aktual.
Mario Monti
Ish-Komisioneri Europian i Konkurrencës është një prej emrave më të lakuar. Në këtë detyrë, të cilët e mbajti ndërmjet viteve 1999-2004, ai fitoi nofkën “Super Mario”, për vendosmërinë me të cilën luftoi bankat e fuqishme rajonale gjermane dhe bashkimin e kompanive “General Electric” me “Honeyëell”.
Kredencialet e tij në Bruksel kanë origjinë që në mesin e viteve 1990, pasi shërbeu në periudhën 1995-99 si Komisioner i Tregut të Brendshëm dhe Shërbimeve. Aktualisht 68 vjeç, profesori Lombard i ekonomisë zotëron mbështetjen e figurave të mëdha politike italiane, si Gianfranco Fini dhe konsiderohet si një prej ekspertëve financiarë më të mirë në Europë.
Gianni Letta
I konsideruar gjerësisht si krahu i djathtë i Berlusconit, nëse Kryeministri do të largohet, Letta do të ketë avantazhin e mbështetjes së partisë më të madhe në vend. Një ish-gazetar dhe prezantues televizi, Letta ka qenë shefi i kabinetit të Berlusconit në tre prej qeverive të tij.
Lidhjet e 76-vjeçarit me Berlusconin datojnë që në fillimin e viteve 1980, kur ai u shndërrua në një biznesmen duke iu bashkuar grupit “Fininves”. Në vitin 2006, ai humbi në garën për president të Italisë, ndaj ish-drejtuesit të partisë komuniste, Giorgio Napolitano.
Angelino Alfano
Një prej “premtimeve” të politikës italiane, 41-vjeçar, Alfano ka avantazhin e energjisë dhe karizmës, ndërsa në rolin e Ministrit të Drejtësisë, është shndërruar në Ministrin më të ri në historinë moderne të Italisë.
Në të shkuarën, është vendosur shpesh nën presion nga mediat, për faktin që u bë nismëtar i një ligji që pengoi një ndjekje penale për Berlusconin në vitin 2009.
Një ndjekës besnik i Berlusconit që prej mesit të viteve 1990, avokati siçilian u shndërruar në lider të Partisë së Lirisë këtë verë, pasi partia e tij humbi në zgjedhjet vendore në Milano dhe Napoli, dy ish-bastione të këtij krahu politik.
Renato Schifani
Ashtu si kolegu i tij Alfano, Kryetari i Kuvendit është një avokat në profesion dhe prej kohësh besnik i Kryeministrit Berlusconi. Në vendin që mban, Schifani do të shndërrohej automatikisht në president të vendit në rast të vdekjes së 86-vjeçarit Napolitano.
61-vjeçar, Schifani gëzon disa avantazhe. Ai zotëron përvojën e mjaftueshme dhe njëkohësisht, është aq i ri sa duhet për të udhëhequr një qeveri teknike në këtë situatë të vështirë. Megjithatë, pritet të jetë e vështirë që opozita të miratojë këtë alternativë, pasi ashtu si Alfano dhe Letta, edhe Schifani është një bashkëpunëtor i ngushtë i Berlusconit.
Kriza Financiare
Kush mund të jetë pasardhësi i Berlusconit?
Berluskoni: Dua të shoh në sy tradhëtarët
Eurozona, ministrat e Financave harrojnë Greqinë
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
BE: Nuk ju detyruam për plehrat
"Importimi nuk ishte as kërkesë e as kusht për integrimin"
Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra
Bode paraqet projektbuxhetin
Greqi, kriza politike dëme në turizëm