E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove debat per raport-progresin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se raporti i progresit nuk duhet të shërbejë për debat elektoral, pasi ai është një raport për Kosovën dhe jo për qeverinë e saj.

Deklaratën e tij Thaci e bëri në seancën e së martës të Parlamentit të Kosovës, pas akuzave që deputeti i LDK Ismet Beqiri ngriti ndaj ekzekutivit.

“Qeveria e Kosovës është një qeveri që shpenzon, që politikën e ka sport dhe sportin politikë”, deklaroi Beqiri, i cili renditi edhe disa nga vlerësimet negative në raport-progres.

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së e vuri theksin tek: keqmenaxhimi i zgjedhjeve të fundit; dështimi me procesin e privatizimit; dhe dështimi në reformimin e administratës publike.

“Për të dalë nga kjo gjendje kaq e rëndë duhet të miratohen një seri rekomandimesh”, u shpreh Beqiri.

Nga ana e tij Thaci reagoi duke thënë se në raport nuk ka vetëm vërejtje dhe duke theksuar se jo për të gjitha vlerësimet negative është përgjegjëse qeveria.

“Duhet të dihet qartë ndarja e pushteteve dhe mos t’i ngarkohen qeverisë edhe përgjegjësitë e legjislativit dhe gjyqësorit”, nënvizoi Thaci.

Thaci tha më tej se raport-progresi, i cili sugjeronte nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave brenda vitit, do të shërbejë si një udhërrëfyes për reformat shtetërore në Kosovë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, mblidhet Komiteti i Sigurisë
Në Kosovë është mbledhur të martën Komiteti për vlerësimin e Sigurisë, ku është diskutuar për situatën në veri të Kosovës. LDK: Buxhet alternativ
Lidhja Demokratike e Kosovës duket se ka filluar ta luajë rolin e qeverisë nën hije. Në një konferencë për mediat subjekti më i madh opozitar kundërshtoi projektligjin për buxhetin e vititi 2012 me arsyetimin se nuk është buxhet që ndihmon ekonominë e vendit. Qeveria serbe, dokument për veriun
Qeveria e Serbisë është duke përgatitur një dokument që do t’ia sugjerojë Kuvendit lidhur me veprimet për Kosovën dhe qetësimin e situatës në veri. Veri, autokolona e KFOR kalon në Jarinjë
Autokolona e KFOR-it ka kaluar përmes një lejeje të dhënë nga serbët e veriut barrikadën që pengonte hyrjen e saj në pikën kufitare të Jarinjës. Vetëvendosje, interpelancë me Lilën
Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi të hënën se do të parashtrojë një kërkesë për interpelancë me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, për të diskutuar mbi raportin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajmet kryesore

BE: Nuk ju detyruam për plehrat
"Importimi nuk ishte as kërkesë e as kusht për integrimin"
Itali, Berlusconi humb shumicën
Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra
Naço: Digat nën kontroll
Wollfarth: Programi i PS? Të shohim koston

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›