Itali, Berlusconi në Kasacion më 30 korrik
Koalicioni kryesor i opozitës liberale në Egjipt ka refuzuar dekretin e liderit të përkohshëm, Adly Mansour, i cili përcakton kalendarin e zgjedhjeve të reja për ti dhënë fund trazirave.
Fronti Kombëtar i Shpëtimit (NSF) kërkoi më shumë ndryshime dhe konsultime në lidhje me dokumentin në fjalë. Si Vllazëria Muslimane, që mbështet presidentin e rrëzuar islamik, Mohammed Morsi, ashtu dhe lëvizja protestuese Tamarod, refuzuan më herët dekretin.
Gjykata më e lartë në Itali ka përcaktuar 30 korrikun, si datën kur do të merret në shqyrtim apelimi i ish-kryeministrit Berlusconi, mbi akuzën për evazion fiskal, shumë më herët nga sa pritej.
Gjykata e Kasacionit vendosi mbi ditën kur apelimi u dorëzua formalisht. Seanca e dëgjimit mund të parandalojë në këtë mënyrë statutin e kufizimeve nga skadimi i një prej akuzave ndaj tij, bëjnë të ditur analistët.
Në maj, një gjykatë apeli mbështeti dënimin e Berlusconi-t. Ajo pranoi gjithashtu afatet prej 4 vjetësh burgim dhe 5 vjetësh pezullim nga çdo lloj posti publik.
76-vjeçari u dënua për fryrjen artificiale të çmimeve të të drejtave të shpërndarjes, të filmave të blera nga kompania e tij, Mediaset, në mënyrë që të shmangte taksat. Berlusconi mohon akuzat dhe ka thënë se ato janë të motivuara politikisht.
Sistemi i Drejtësisë italiane është tejet i ngadalshëm në lidhje me trajtimin e apelimeve, ndaj dhe vendimi i së martës nga Gjykata e Kasacionit shkaktoi një reagim të fuqishëm nga pala mbrojtëse e Berlusconi-t.
Nuk kam parë kurrë një seancë dëgjimore të programuar kaq shpejt sa kjo. Jam i habitur, tha avokati Franco Coppi për agjencinë e lajmeve Reuters. Kjo është një trysni e vërtetë mbi të drejtat e mbrojtjes.
Nëse kjo gjykatë do të mbështesë sërish dënimin e Berlusconi-t, atëherë ai nuk do të ketë më të drejtë për apelim.