E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Berluskoni premton heqjen e takses per pronen

Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni në lëvizjen e tij më të fundit tre ditë para zgjedhjeve ka premtuar se do të heqë taksën mbi pronën dhe do të rimbursojë të gjithë ata që e kanë paguar. Në kryeqytet, banorët kanë marrë një zarf në të cilin shkruhej, lajmërim i rëndësishëm. Ndërsa në brendësi të letrës shpjegohej se si do të rimbursoheshin për pagesën e taksës së pronës në 2012-ën. E letra mbante firmën e Silvio Berluskonit. Ndër të tjera aty premtohej dhe reduktim taksash, ndërsa heqja e taksës së pronës do të ishte vendimi i parë që Berluskoni do të merrte nëse do të ishte pjesë e qeverisë së ardhshme. Por reagimet e liderëve të tjerë kanë qenë të menjëhershme, Pierluixhi Bersani ka deklaruar se kjo është një lloj fushate që nuk mud ta tresë, dhe në rast fitoreje ai do të dërgonte në shtëpi të gjithë mashtruesit, pra Berluskonin dhe partinë e tij. Duke shkuar më tej ai pranoi se e kishte e takuar Berluskonin. Por nëse do e kishte takuar pas publikimit të letrës do ia kishte thënë në sy se ishte një mashtrues. Por deklarata më e fortë dhe më e papritur ka qenë ajo e presidentit të parlamentit europian Martin Shulc. Ai i ka kërkuar italianëve të mos votojnë Berluskonin sepse ai e ka cuar dhe njëherë tjetër vendin drejt humnerës me një sjellje të papërgjegjshme. Shulc ka mbështetur kandidaturën e Montit duke thënë se besimi i fituar prej tij nuk duhej humbur. Edhe Mario Monti ka akuzuar Berluskonin, por këtë herë për përdorim të paligjshëm të sondazheve. Ndërsa për një aleancë të mundshme me Bersanin ai është shfaqur pesimist. Gjithësesi ka thënë se nëse Berluskoni e ka dhënë shembullin e tij, Bersani ende nuk ishte provuar në rolin e kryeministrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›