Siri mortaje ne fushen e futbollit vdes futbollisti
Në Siri, dhuna mbërriti edhe, në stadiumin “Tishreen” të Damaskut, ku dy goditje mortaje kanë goditur një lojtar të ekipit Al Wathba, duke e vrarë atë.
Objektiv i autorëve të sulmit ka qenë selia e komandës kombëtare e partisë Baath, që ndodhet pranë stadiumit, në lagjen Baramkeh. Por mortajat kanë rënë në mes të fushës duke i marrë jetën 26-vjeçarit.
Ai është dërguar menjëherë në spital, ku dhe ka vdekur
pak momente më vonë. Katër lojtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike.
Skuadrat janë kthyer në hotel dhe disa lojtarë, të tronditur nga ngjarja kanë rënë në dëshpërim të thellë. Disa kanë mbajtur veshur uniformat sportive dhe njollosura me gjakun e shokut të tyre.