E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Bersani deshton ne formimin e qeverise

Edhe pse ende nuk ka hequr dorë sekretari i partisë demokratike, Pierluixhi Bersani nuk ka arritur që brenda një jave të gjejë emrat dhe votat e duhura për krijimin e një qeverie.

Tashmë radhën e ka presidenti, Xhorxho Napolitano, i cili do të ketë konsultime të shumta gjatë ditës, për të verifikuar nëse ka ende mundësi që të kapërcehet kjo pengesë.

Bersani ka deklaruar se i ka raportuar presidentit të vendit për vështirësitë që ka hasur në konsultimet me liderët politikë si dhe arsyet për mospranimin e kushteve të vendosura nga ata.

Ai ka konsideruar si të papranueshme kërkesën e partisë së Berluskonit i cili pretendonte presidencën në rast se Bersano do të mbetej kryeministër. Nga ana tjetër Grilo, lideri i lëvizjes me 5 yje është shprehur se Italia mund të funksionojë shumë mirë dhe pa qeveri pasi i mjafton parlamenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›