E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nene e bije te semura vetehelmohen ne banese

Nënë e bijë të sëmura janë vetëhelmuar mbrëmjen e të enjtes, por konstatimi në kohë nga familjarët u ka shpëtuar atyre jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Bathore, ndërsa Age P., 44 vjeç dhe e bija Fatjona, 18 vjeçe, ndodhen në repartin e toksikologjisë në spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj 44-vjeçares, e cila ka pranuar autorësinë e toksikimit duke pretenduar se ka marrë edhe miratimin e vajzës.

18-vjeçarja vuan nga probleme të daunit, ndërsa e ëma mësohet se është diagnostifikuar me tumor dhe kryen kimio-terapi çdo 3 muaj në QSUT.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›