E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Fitore jo vetem me ndryshim te emrit te kryeministrit

Kryetari socialist Edi Rama, nuk heq dorë nga batutat edhe kur del para elektoratit për të prezantuar programin politik. Nga qyteti i Fierit, ai ka thënë se fitoren në zgjedhjet e 13 qershorit nuk e kërkon vetëm për ndryshim të emrit të kryeministrit.

“Me shumë më pak ne do të bëjmë shumë më shumë, sepse nuk jemi njësoj, sepse nuk duam votën e shqiptarëve për të hequr nga kryeministria një personazh që është bërë si pikpyetje, e të vëmë një si pikëcuditëse”.

Në fjalimin e tij Rama, tha se kryeministri dhe mazhoranca aktuale nuk mund të votohen më nga shqiptarët.

“Duket sikur shurdhit i erdhën veshët, mirëpro cdo përpjekje që mund të bëjë kryeministri që të bëhet i votueshëm pas 4 viteve të rrënimit, është e kotë, është i pavotueshëm, nuk mund të bëhet X Factor, është ik factor”.

Kryesocialisti tha se ka nisur një fushatë gjobëvënie për të gjithë ato sipërmarrës që vlerësohen si pranë opozitës.

“U themi të gjithë shqiptarëve që ka një gjobë nga kjo qeveri, ta mbajë si certifikatë opozitarizmi dhe ne do i vlerësojmë si kontribute të opozitarizmit. Ne ato gjoba nuk i njohim. Si i shkon ajo shprehja, o çu plake e dorë nuk hoqe”.

Në prezantimin e programit politik në Fier, kryesocialisti ripërsëriti vendosmërinë për heqjen e taksës për biznesin e vogël, si dhe aplikimin e taksës progresive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›