Itali Bersani kunder Berluskonit dhe Montit

Lideri i partisë demokratike në Itali Pierluixhi Bersani ka thënë fjalën e tij për zgjedhjet e ardhshme në vend që do të mbahen në datët 24 dhe 25 shkurt. Grupimi më i madh politik në qendrën e majtë, partia e Bersanit prej muajsh kryeson sondazhet si më e favorizuara për të marrë mazhorancën.
Bersani ka komentuar aleancën më të fundit mes partisë së Berluskonit, me Ligën e veriut, duke thënë se edhe pse ishte dicka që pritej, kjo aleancë nuk do i sillte asgjë të mirë Italisë.
"Kjo nuk mund të ndodhë sërish, është një retorikë. Berluskoni nuk mund të jetë sërish kryeministër. Por ajo që mund të ndodhë është se gjërat bëhen më të vështira pasi ai është kthyer në garë. Dhe kjo nuk është një gjë e mirë për vendin.”
Por dhe për ish kryeministrin Monti, dhe futjen e tij në politikë Bersani nuk është kursyer.
"As ky nuk është një lajm i mirë për vendin nëse duhet të jem i sinqertë. Në fund të ditës ne kemi dy Monti në kokë. Atë të një viti më parë dhe atë tani. Nuk e di se kë preferojnë italianët.”
Sipas ligjit elektoral shumë të kritikuar në Itali, Bersani pritet të fitojë një mazhorabcë të konsiderueshme në dhomën e ulët të parlamentit. Por në senat shpërndarja e vendeve vendoset sipas bazave rajonale dhe popullsisë së rajoneve të veriut, që zakonisht dominohen nga anëtarët e Ligës veriore. Duke bërë aleancë me këtë parti Berluskoni shpreson të jetë i aftë të destabilizojë një qeveri të qendrës së majtë në parlament.